Themelimi i Asociacionit kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE – analistët e quajnë të padrejtë

Themelimi i Asociacionit kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE – analistët e quajnë të padrejtë

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është i lidhur me progresin që Kosova do ta ketë në dialogun me Serbinë, por që mund të kushtëzohet edhe me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, kanë vlerësuar analistët. Ata thanë se do të ishte gabim nëse shtetet anëtare të KiE-së do ta kushtëzonin hyrjen e Kosovës në këtë Këshill […]

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është i lidhur me progresin që Kosova do ta ketë në dialogun me Serbinë, por që mund të kushtëzohet edhe me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, kanë vlerësuar analistët.

Ata thanë se do të ishte gabim nëse shtetet anëtare të KiE-së do ta kushtëzonin hyrjen e Kosovës në këtë Këshill me formimin e Asociacionit.

Analisti politik Gazmir Raci, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në KE është i lidhur me progresin që do të ketë në dialogun me Serbinë.

Ai tha se do të ishte gabim që tani Kosova të kushtëzohej me këtë, pasi sipas tij, Serbia me pranimin e planit franko-gjerman dhe aneksit të Ohrit ka dhënë zotime ndërkombëtare se nuk do ta pengojë Kosovën në asnjë organizatë ndërkombëtare.

“Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës unë mendoj që ka lidhja komplet me progresin që do të kemi në dialogun Kosovë-Serbi, sepse hynë në kuadër të marrëdhënieve rajonale dhe marrëdhënieve politike mes Kosovës dhe Serbisë. Por që për mendimin tim do të ishte gabim nëse shtetet anëtare të KE-së e kushtëzojnë hyrjen ose jo të Kosovës, sepse tashmë Serbia me pranimin e planit franko-gjerman dhe aneksit të Ohrit ka dhënë zotime ndërkombëtare se nuk do ta pengoj Kosovën në as një organizatë ndërkombëtare”, tha ai.

Raci ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në KiE në këtë fazë është shumë e rëndësishme.

“Në këtë fazë që gjendet Kosova është shumë e rëndësishme hyrja e Kosovës në KiE sepse tregon që Kosova është e gatshme për të kontribuar edhe në këtë organizatë ndërkombëtare. Dhe natyrisht nëse hyhet aty atëherë kjo dëshmon që Kosova ka plotësuar kriteret bazike që mund të bëhet anëtare e KE-së”, tha ai.

Kurse, analisti politik, Arbnor Sadiku, ka thënë se duke parë procesin e zgjerimit që ka ndodhur edhe në vendet e tjera të Ballkanit edhe anëtarësimi i Kosovës në KiE mund të kushtëzohet me zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe krijimin e Asociacionit.

“Edhe për Kosovën varësisht nga konteksti politik, BE-ja përveç atyre kritereve bazike mund të shtojë edhe ndonjë kërkesë të veçantë, në këtë rast për Kosovën sigurisht do të jetë zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Natyrisht që gjasat mund të jenë të mëdha që në rast se Kosova nuk e krijon vetë atëherë obligohet të themelojë këtë Asociacion si kusht për anëtarësim ose për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE”, tha ai.

Kosova në maj të vitit të kaluar ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Aplikimin në selinë e Këshillit të Evropës, në Strasburg, e ka bërë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla. Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës. Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të medieve, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare./EO

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?