Tentim-vrasja në Pejë: Ndalohen dy persona, njëri nga ta i mitur

Dy persona, njëri nga ta i mitur janë ndaluar si të dyshuar për vepren penale “Vrasje në tentativë”. Kjo u konfirmua nga Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë. “Njëri nga ta është ndaluar për 24 orë, pasi është i mitur, ndërsa tjetri për 48 orë. Prokurori i Shtetit ka autorizuar policinë që të […]
Dy persona, njëri nga ta i mitur janë ndaluar si të dyshuar për vepren penale “Vrasje në tentativë”.
Kjo u konfirmua nga Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.
“Njëri nga ta është ndaluar për 24 orë, pasi është i mitur, ndërsa tjetri për 48 orë. Prokurori i Shtetit ka autorizuar policinë që të ndërmarrë të gjitha masat për ta ndriçuar në plotni rastin”, tha Nikçi për Klankosova.tv
“Brenda afatit ligjor prokurori do të ndërmarrë të gjitha masat procedurat ligjore”, shtoi ai.












