Talat Xhaferi, kryeministër i Maqedonisë së Veriut nga 28 janari

Kryetari aktual i Kuvendit, Talat Xhaferi, pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut duke shënuar kështu historinë si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ai, këtë nominim po e sheh si respekt dhe nder të veçantë. Ai, do të jetë kryeministër i Maqedonisë së Veriut prej 28 janarit deri në […]
Ai, do të jetë kryeministër i Maqedonisë së Veriut prej 28 janarit deri në zgjedhjen e Qeverisë së re. Ardhja e tij në krye të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut rikthen numrin prej 3 kryeministrave shqiptarë në rajon, pas largimit të Dritan Abazoviqit nga pozita e kryeministrit të Malit të Zi.
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, përmes një video-paraqitjeje tha se nominimi për kryeministër i Qeverisë teknike, paraqet për të respekt dhe besim të veçantë.
“Për mua do të thotë respekt dhe besim i veçantë nga organet partiake për të më nominuar në këtë detyrë. Besoj se me përgjegjësi më të madhe do të përgjigjem ndaj detyrës së re që më është besuar dhe shpresoj se do të realizohen pritshmëritë e qytetarëve”, tha Xhaferi.












