Syla: Sot e di që ky vend ka drejtësi, faleminderit të gjithëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Lum Dërvishi, Kenan dhe Okan Hasani, për sulmin fizik kundër gazetarit Valon Syla, duke i dënuar me nga dy vite burgim efektiv (secilin veç e veç). Pas kësaj, gazetari Valon Syla, ka reaguar në Facebook, ku ka edhe një seri falenderimesh, duke filluar nga […]
Pas kësaj, gazetari Valon Syla, ka reaguar në Facebook, ku ka edhe një seri falenderimesh, duke filluar nga institucionet e drejtësisë e deri te kolegët e gazetarisë dhe familjen e tij.
Syla shkruan:
‘Shpesh herë kam pa raste dhe jam frikësu se jo kompetenca e institucioneve edhe neve si shoqëri kosovare dhe drejtësisë po e bënë Kosovën vend të pajetueshëm… jo për mua, dhe gjeneratën teme, sepse kemi jetu edhe në kohë ku ska pasë drejtësi hiq, dhe je persekutu nga Jugosllavia e Serbia vetëm se je shqiptar, por e kam pasë brengën për gjenerata ma të reja dhe me shumë ma pak përvojë.
Por sot e di që ky vend ka drejtësi, kur e mbron secili prej nesh të drejtën e vet, kur nuk e tregton dhe e ka durimin e forcën ta pres vendimin e drejtësisë të Republikës.
Kosova pra ka shpresë, kur secili prej nesh e kryen detyren e vet dhe e ka pernime.
Pra une e kryva temen, kolegët e mi gazetarë e kryen tê vetën, policia reagoi dhe i kapi në afat rekord sulmuesit fanatik, drejtësia poashtu në fund krejt këtë mund e shpërbleu me drejtësi të merituar.
Faleminderit të gjithëve.
E faleminderime të veçanta janë për Ilir Mirenen, Leonard Kercukun që ishin me mu natên kritike.
Faleminderit avokatëve Kushtrim Palushi dhe Visar Ramaj me kolegë.
Faleminderit Flutra Kusarit për mbështetje.
Faleminderit Policisë dhe AKI’së.
Faleminderit Prokurorit Afrim Shefkiu dhe Gjyqtares Violeta Namani dhe trupit gjykues për drejtësinë e vulosur.
E posacërisht i falenderoj mediat dhe kolegët gazetarë që në çdo moment ishin mbështetës bashkë me Asociacionin e Gazetarëve AGPK.
Ndërsa, dashnisê teme të veçantë dhe familjes dhe kolegët e Metros i kërkoj falje që ju kam trazuar dhe merakosur’./Periskopi












