Specialja kryen bastisje në Malishevë: Po intervistohet Haxhi Shala

Specialja kryen bastisje në Malishevë: Po intervistohet Haxhi Shala

Haxhi Shala i njohur me nofkën “Topi” gjatë kohës së luftës, është ftuar për intervistim nga Dhomat e Specializuara të Hagës. Bastisjet po zhvillohen në komunën e Malishevës. Aty është bastisur edhe shtëpia e eprorit të UÇK-së, Haxhi Shala. Djali i Haxhi Shalës, Flakroni, ka thënë për Nacionalen se për momentin nuk kanë informata për […]

Bastisjet po zhvillohen në komunën e Malishevës. Aty është bastisur edhe shtëpia e eprorit të UÇK-së, Haxhi Shala.

Djali i Haxhi Shalës, Flakroni, ka thënë për Nacionalen se për momentin nuk kanë informata për arrestim.

“Vetëm e kanë ftuar për intervistim njëherë përnjëherë, qështu i kemi informatat. Është në zyret e EULEX-it”, ka thënë Flakron Shala për Nacionalen.

I pyetur nëse familja ka njohuri për arsyet e ftesës, ai ka thënë se nuk kanë asnjë informacion.

“Jo nuk dijmë asgjë për momentin”, deklaroi shkurt Flakron Shala.

Nuk dihet nëse ftesa për Shalën ndërlidhet me akuza për krime lufte, apo për pengim të drejtësisë siç kanë qenë arrestimet e fundit.

Pikërisht në zonën ku ka shërbyer Haxhi Shala, javë më parë u arrestua Isni Kilaj për pengim të drejtësisë.

Haxhi Shala ishte ftuar për intervistim nga Prokuroria e Hagës në gusht të vitit 2020.

Prokuroria e Specializuar e Hagës në një përgjigje për Nacionalen ka konfirmuar se po zhvillohen operacione.

Por, nuk kanë treguar për çfarë arsye ose nëse ka të arrestuar.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë dhe nuk ka komente të mëtejshme”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Të arrestuar për pengim të drejtësisë kanë qenë kohëve të fundit edhe Ismet Bahtjari e Sabit Januzi. Ata bashkë me Isni Kilajn, dyshohen për pengim të drejtësisë.

Bahtijari e Januzi akuzohen për takime e tentim-ndikimi në dëshmitarë, kurse Kilajt dyshohet t’i jenë gjetur dokumente konfidenciale me emra të dëshmitarëve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?