Spanja nuk ndryshon mendim, ambasadori i saj në Serbi: Nuk e njohim Kosovën

Spanja nuk ndryshon mendim, ambasadori i saj në Serbi: Nuk e njohim Kosovën

Ambasadori spanjoll në Beograd, Raul Bartolome Molina u tha sot gazetarëve se vendi i tij nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij kur bëhet fjalë për pavarësinë e Kosovës, duke theksuar se vendi i tij kundërshton edhe aplikimin e saj në Bashkimin Evropian, si dhe çdo organizatë tjetër ndërkombëtare. Molina u tha gazetarëve, në prag […]

Ambasadori spanjoll në Beograd, Raul Bartolome Molina u tha sot gazetarëve se vendi i tij nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij kur bëhet fjalë për pavarësinë e Kosovës, duke theksuar se vendi i tij kundërshton edhe aplikimin e saj në Bashkimin Evropian, si dhe çdo organizatë tjetër ndërkombëtare.

Molina u tha gazetarëve, në prag të takimit të Qendrës për Politika Evropiane për marrjen e kryesimit të BE-së “Nga Spanja në Belgjikë”, se vendi i tij nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim në gjashtë muajt e fundit si kryesuese e Presidencës së Këshillit të BE-së në lidhje me aplikimin e Kosovës.

“Ne jemi në pritje të opinionit ligjor, i cili nuk ka ardhur dhe do t’i përcillet Belgjikës, si kryetar i radhës”, tha ambasadori, raporton agjencia serbe e lajmeve “FoNet”.

“Është ndërprerë aplikimi i Kosovës, pritet një mendim juridik, siç thashë, por sigurisht Spanja nuk është pro, e as për ndonjë aplikim të Kosovës që të jetë pjesë e ndonjë organizate ndërkombëtare”, tha Molina, duke shtuar se sipas ligjit dhe narrativës në vendin e tij, për ta, “Kosova nuk është vend, por territor”.

“Kjo nuk do të ndryshojë”, tha prerazi ambasadori spanjoll në Serbi.

Molina nuk ka mundur të thotë se cilat terma do të përdoren në konkluzionet e Këshillit të BE-së kur bëhet fjalë për Marrëveshjen e Ohrit dhe kapitullin 35 në negociatat me Serbinë, por është i bindur se do të ketë referenca për të.

“Sipas vetë asaj marrëveshjeje, ato duhet të jenë thelbi i kapitullit 35, por nuk e di se çfarë termash do të përdoren”, shtoi Molina.

Spanja është një nga pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. /Klankosova.tv

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?