Shqiptarë e suedezë bëjnë homazhe për Liridonën para kafiterisë ku ka punuar ajo

Shqiptarë e suedezë bëjnë homazhe për Liridonën para kafiterisë ku ka punuar ajo

Fetah Bahtiri, profesor shqiptar, i cili jeton për mbi 30 vjet në Udevalla të Suedisë, në qytetin ku ka jetuar Liridona Ademaj, thotë se shqiptarët  atje janë tronditur shumë me humbjen e Liridonës. Ndërsa, sipas tij, fëmijët e saj do t’i marrë shteti suedez shumë shpejt. Qindra shqiptarë e suedezë në Udevalla të Suedisë ku […]

Fetah Bahtiri, profesor shqiptar, i cili jeton për mbi 30 vjet në Udevalla të Suedisë, në qytetin ku ka jetuar Liridona Ademaj, thotë se shqiptarët  atje janë tronditur shumë me humbjen e Liridonës. Ndërsa, sipas tij, fëmijët e saj do t’i marrë shteti suedez shumë shpejt.

Qindra shqiptarë e suedezë në Udevalla të Suedisë ku ka jetuar Liridona Ademaj kanë bërë homazhe për Liridonën. Para kafiterisë  ku ka punuar Liridona ata kanë vendosur lule e shumë qirinj, ndërsa kanë shprehur dhimbjen e madhe edhe për familjen e saj në Kosovë.

Bahtiri tha se në atë qytet thotë se janë tronditur thellë nga vrasja e Liridonës.

“Vrasja e Liridonës ishte shumë e tmerrshme për të gjithë ne shqiptarët që jetojmë këtu. Pronari i kafiterisë ku ka punuar Liridona Ademaj, Baki Shahini, ka organizuar aty një moment kujtese, që këtu në Suedi e quajnë “Çasti i kujtesës”, dhe aty jemi mbledhur shumë shqiptarë për ta kujtuar Liridonën. Kishte edhe shumë suedezë të cilët janë bashkuar në këtë homazh tonin. Ishte edhe deputeti Jakobson, i cili më shprehu ngushëllime dhe ishte thellë i prekur edhe ai, sepse Liridonën e kanë njohur të gjithë. Nuk ka asnjë njëri që mund të ketë ditur ndonjë fjalë të keqe nga ajo… lulet dhe qirinjtë e shumtë janë ndezur gjatë gjithë natës aty ”, tha ai.

Bahtiri ka foluir për këtë ngjarje në një intervistë për emisionin me bashkatdhetarë në Radio Kosovë.

Ai tha se është njohës i mirë i ligjeve në Suedi meqë ka qenë përkthyes zyrtar për shumë vjet në Suedi dhe tregoi mbi procedurën e mundshme të kujdesjes së fëmijëve të Liridona Ademajt nga shteti suedez.

“Në rastin konkret ata fëmijë duhet të kthehen në Suedi pa vonesë. Unë kam qenë përkthyes autorizuar dhe kam pasur shumë përvojë me situata të tilla. Këtyre fëmijëve nuk iu lejohet në ambientin ku iu ka ndodhur fatkeqësia e nënës së tyre. Kthimi në familjen Murseli është punë e çështje e varrosur, nuk i lënë më aty. Pas një hetimi i rrethanave dhe shërbimi i socialit suedez merr vendimin se ku t’i vendosë. Nuk i vendos në institucion, por i vendos në ndonjë familje. Shteti e paguan atë familje që të kujdeset për ta. Ajo familje mund të jetë suedeze, mund të jetë edhe shqiptare, por, ajo familje duhet të jetë e pastër në të gjitha aspektet”, theksoi ai.

Vendosja në një familje të re suedeze mund të çojë që fëmijët të harrojnë  krejt gjuhën shqipe. Ndërsa mund t’iu ndërrohet edhe mbiemri, sipas Bahtirit.

“Gjyshërit e tyre mund të shkojnë në vizitë, në qoftë se i lejon shërbimi i socialit. Edhe emrin dhe mbiemrin mund t’ua ndërrojnë, në qoftë se ata rriten në një familje suedeze, sepse ka pasur disa rate, pikërisht këtu në Udevallë, madje ka pasur raste ndër shqiptarë”, thotë profesor Bahtiri.

Liridona Ademaj është vrarë më 29 nëntor, në rrethana të panjohura. Për këtë rast janë arrestuar dhe janë tashmë në paraburgim për një muaj tre të dyshuar dhe i dyshuari kryesor është bahkëshoriti i saj Naim Murseli./RTK/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?