Shpenzimet kapitale: Qeveria çon më shumë para në komunat e udhëhequra nga VV

Shpenzimet kapitale: Qeveria çon më shumë para në komunat e udhëhequra nga VV

Shpenzimet e qeverisë Kurti për investime kapitale, që rrjedhin nga një analizë e detajuar e Institutit GAP, kanë marrë vëmendjen sidomos sot. Kjo meqë, disa komuna janë përjashtuar tërësisht nga këto parashikime buxhetore, derisa ato të udhëhequra nga Vetëvendosja, janë në vëmendjen e Qeverisë. Ngjashëm me vitin e kaluar, edhe këtë vit, qeveria ka ndarë […]

Shpenzimet e qeverisë Kurti për investime kapitale, që rrjedhin nga një analizë e detajuar e Institutit GAP, kanë marrë vëmendjen sidomos sot. Kjo meqë, disa komuna janë përjashtuar tërësisht nga këto parashikime buxhetore, derisa ato të udhëhequra nga Vetëvendosja, janë në vëmendjen e Qeverisë.

Ngjashëm me vitin e kaluar, edhe këtë vit, qeveria ka ndarë më shumë mjete për komunat e udhëhequra nga Vetëvendosje (VV) ku mbi gjysma e kësaj shume (59.5% apo 13 milionë euro) janë orientuar në katër komunat e udhëhequra nga VV (Gjilan, Kamenicë, Podujevë dhe Shtime). Këto komuna përbëjnë 14.5% të sipërfaqes në Kosovë dhe 11.6% të popullsisë, shkruan Instituti GAP, përcjell Periskopi.

GAP njoftoi, përcjell Periskopi:

Shpenzimet kapitale planifikohen të rriten më shumë sesa ato rrjedhëse, megjithatë, rritja e planifikuar e tyre është relativisht e ulët krahasuar me vitin paraprak (15%).

Tek kategoritë kryesore të shpenzimeve rrjedhëse, kategoria e pagave dhe shtesave planifikohet të ketë rritje prej 59.9 milionë euro apo 8%, kryesisht për shkak të rritjes së vlerës monetare të koeficientit të pagave të sektorit publik nga 105 në 110 euro.

Me Projektbuxhetin 2024 është krijuar hapësirë edhe për 2,308 vende pune shtesë, nga të cilat 1,793 për nivelin qendror (kryesisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme (polici) dhe atë të Mbrojtjes (FSK) dhe 515 për nivelin komunal.

Nga gjithsej 859.2 milionë euro sa janë planifikuar për shpenzime kapitale për vitin 2024, rreth 83% janë vazhdim i projekteve të mëhershme dhe 17% janë planifikuar për projekte të reja kapitale.

Pjesëmarrja e buxhetit të ndarë për investime kapitale në Bruto Produktin Vendor ka një trend rënës nga viti 2017, dhe në vitet 2021 dhe 2022 ka mbetur e pandryshuar, në nivel prej 8%. Për më shumë, shkalla e realizimit të buxhetit të ndarë për investime kapitale mbetet e ulët, në nivel 60% në vitin 2022 dhe në nivel 35% deri në shtator të vitit 2023. Këtë vit, vlera e investimeve kapitale të reja të nivelit qendror të destinuara për projekte specifike në komuna është 21.8 milionë euro.

Ngjashëm me vitin e kaluar, edhe këtë vit, qeveria ka ndarë më shumë mjete për komunat e udhëhequra nga Vetëvendosje (VV) ku mbi gjysma e kësaj shume (59.5% apo 13 milionë euro) janë orientuar në katër komunat e udhëhequra nga VV (Gjilan, Kamenicë, Podujevë dhe Shtime). Këto komuna përbëjnë 14.5% të sipërfaqes në Kosovë dhe 11.6% të popullsisë.

Në projektbuxhetin e vitit 2024 parashihen 14.5 milionë euro më shumë për sektorin e drejtësisë. Përkundër një rritjeje të buxhetit për shëndetësi prej 42 milionë euro dhe për arsim për mbi 54 milionë euro në vitin 2024, shpenzimet e Kosovës për kokë banori në këta sektorë mbesin të ulëta.

 

Qeveria Kurti përjashton Drenicën nga investimet kapitale 2024, Drenasi një lëmoshë 185 mijë euro, Skenderaj asnjë cent

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?