Shkupi kërkon nga Turqia ekstradimin e Lupço Palevskit, të dyshuarit për vrasjen e 14-vjeçares

Shkupi kërkon nga Turqia ekstradimin e Lupço Palevskit, të dyshuarit për vrasjen e 14-vjeçares

Maqedonia e Veriut ka kërkuar të enjten nga Turqia ekstradimin e Lupço Palevskit, të dyshuarit për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, dhe të 74-vjeçarit Panço Zhezhovski. Ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Krenar Lloga, tha të enjten se institucionet tashmë kanë dorëzuar kërkesën për ekstradimin e të dyshuarit për vrasjet në Shkup dhe Veles, […]

Maqedonia e Veriut ka kërkuar të enjten nga Turqia ekstradimin e Lupço Palevskit, të dyshuarit për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, dhe të 74-vjeçarit Panço Zhezhovski.

Ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Krenar Lloga, tha të enjten se institucionet tashmë kanë dorëzuar kërkesën për ekstradimin e të dyshuarit për vrasjet në Shkup dhe Veles, më 27 nëntor 2023, dhe se për këtë çështje ka biseduar me telefon edhe me homologun e tij turk, me qëllim të përshpejtimit të procedurës për dorëzimin e autorit të dyshuar.

“Besoj se në një kohë relativisht të shkurtër do të marrim një përgjigje pozitive, dhe i dyshuari do të jetë në mesin tonë për t’u përgjigjur për atë që ka ndodhur. Nuk mund të them se sa do të zgjasë procedura e ekstradimit në këtë moment, pa ditur procedurat në Turqi”, ka deklaruar Lloga.

Nëse ekstradohet, Palevski do të dërgohet në paraburgim prej 30 ditësh, masë që i është caktuar në mungesë nga Gjykata Themelore në Shkup.

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë, Lupço Palevski, më 5 dhjetor, ishte arrestuar nga policia turke në qytetin Balikesiri.

Lidhur me vrasjet janë të dyshuar edhe tre persona të tjerë, që tashmë ndodhen në paraburgim, ndërsa hetimet janë duke vazhduar edhe për babanë e 14-vjeçares.

Trupi i pajetë i 14-vjeçares është gjetur të dielën në Shkup, ndërsa ai 74-vjeçarit është gjetur në Veles.

Vanja Gjorçevska, ishte zhdukur më 27 nëntor, pas daljes nga shtëpia për të shkuar në shkollë.

Organet maqedonase të ndjekjes kanë bërë të ditur se motivi i vrasjes ishte përfitimi material nga e ëma e vajzës së vrarë.

Sipas policisë, viktima tjetër nga Velesi nuk kishte lidhje me vajzën, por kishte hesape të papastruara me një anëtar tjetër të grupit të dyshuar kriminal, dhe pas ekzekutimit të tij, të dyshuarit e kësaj vepre kanë marrë automjetin e tij me të cilin më pas kanë rrëmbyer 14-vjeçaren në Shkup, të cilën e kanë vrarë. /Rel

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?