Sërish tensione në Kuvendin e Shqipërisë

Vijojnë sërish tensionet brenda sallës së Kuvendit, ku deputetët e Rithemelimit po tentojnë që të zbatojnë skenarin e tyre për të bllokuar punimet. Deputetët u përplasën me efektivët e Gardës kur këta të fundit i ndaluan që të bllokonin foltoren me karrige. Një ndër aktivët duket se ishte deputeti demokrat Bledion Nallbati teksa nuk kanë […]
Vijojnë sërish tensionet brenda sallës së Kuvendit, ku deputetët e Rithemelimit po tentojnë që të zbatojnë skenarin e tyre për të bllokuar punimet.
Deputetët u përplasën me efektivët e Gardës kur këta të fundit i ndaluan që të bllokonin foltoren me karrige.
Një ndër aktivët duket se ishte deputeti demokrat Bledion Nallbati teksa nuk kanë munguar as sharjet ndaj efektivëve të Gardës.
Ndërkohë deputeti Ervin Salianji hipi mbi tavolinë dhe u përpoq t’i hidhte karriget nga lart.













