Rukiqi: Qeveria Kurti, më e paafta që nga paslufta

Rukiqi: Qeveria Kurti, më e paafta që nga paslufta

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka deklaruar se Qeveria që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti është më e paafta që nga paslufta, duke thënë se kjo po ndodh për shkak të mungesës për të qeverisur. Ai ka theksuar të enjten në “60 Minuta” të KTV-së se kryeministri Kurti do ta […]

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka deklaruar se Qeveria që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti është më e paafta që nga paslufta, duke thënë se kjo po ndodh për shkak të mungesës për të qeverisur.

Ai ka theksuar të enjten në “60 Minuta” të KTV-së se kryeministri Kurti do ta shohë veten në projeksione historike “dhe t’ia sigurojë vetes një vend një histori”.

“Kjo është Qeveria më e paaftë që e ka pasur vendi që nga paslufta, e dyta mungesa e një vullneti për te qeverisur nga kryeministri. Kurti do ta shohë veten në projeksione historike, e ka një botë të veten e cila sipas tij, duhet t’ia sigurojë atij një vend në histori”, ka thënë Rukiqi.

Sipas tij, Qeveria ka ministra të paaftë, por dikasteri i arsimit, shëndetësisë dhe i ekonomisë “ka performancë spektakolare negative”.

“Me rezultate skandaloze është Ministria e Punëve të Jashtme, politika e jashtme është në kolaps. Kosova është vendi më i padëshiruar për të qenë pjesë në Bashkimin Evropian. Vetëm Turqia është para nesh. Jemi në shkallen e izolimit të jashtëzakonshëm, pavarësisht vendimit për viza, sot jemi edhe nën sanksione e ky është dështim i qartë i politikës së jashtme tonë”, ka thënë anëtari i Kryesisë së partisë opozitare.

Ai ka deklaruar tutje se me Qeverinë Kurti, Kosova s’ka rritje të investimeve të huaja, e kjo sipas tij, ka ndodhur edhe për shkak të imazhit ndërkombëtar.

Sipas Rukiqit, pushteti aktual ka qasjen opozitare, “duke mos treguar çka të bëhet, por vetëm për çka janë kundër”.

“Mund të marrësh historinë parlamentare të tre vjetëve. Asnjë amandament i opozitës, asnjë për buxhet, asnjë politikë e ndryshme. Të gjitha janë refuzuar. S’ka pasur gatishmëri të ketë dialog parlamentar. Është arroganca e numrave. Kur dikush flet, fillon të përmendet togfjalëshi i 20-vjeçarit. E dikush kur flet, etiketohet e përmendet 50 përqindëshi. Qeveria nuk sillet si dikush që qeveris, por si dikush që po bën opozitën. Ndarjet buxhetore, këto që po shpërndahen janë blerje e votës, janë veprime jashtë të parapara nga buxheti. As për një mandat s’mund të realizohen as gjysma e premtimeve sepse jemi në fund të vitit”, është shprehur Rukiqi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?