Rrahmani i kundërpërgjigjet Gërvallës: Paga e Gani Jakupin s’është modeste, është më e lartë se e kryeministrit dhe presidentes

Rrahmani i kundërpërgjigjet Gërvallës: Paga e Gani Jakupin s’është modeste, është më e lartë se e kryeministrit dhe presidentes

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka thënë se paga 7 mijë e 500 euro për Gani Jakupin, këshilltarin e angazhuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës nuk është modeste. Por, të tillë e kishte quajtur ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla e cila është në bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje. Rrahmani ka thënë se thënë se […]

Por, të tillë e kishte quajtur ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla e cila është në bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Rrahmani ka thënë se thënë se duhet të dihet se për çfarë paguhet ky këshilltar që merr pagë më të lartë edhe se kryeministri e presidentja e vendit.

“Paga prej 7500 euro nuk është modeste, është më e lartë se e kryeministrin dhe presidentes. Do duhej të dinim cili është programi i cili ka me u marrë e ka me punu ky person për pagën me të cilën paguhet. S’ka kuptim angazhimi i një eksperti pa e ditë deputetët se çfarë ka me bë”, ka thënë Rrahmani në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Ai tha se angazhimi i Jakupit nuk është i vetmi. Sipas tij, rast të tillë ka edhe në Ministrinë e Kulturës.

Rrahmani bën të ditur se ai edhe disa deputetë të tjerë, për shkak të disa pakënaqësive që kanë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë vendosur që mos ta mbështesin asnjë ligj që kjo e fundit e sjell në Kuvend.

Ndër të tjerash, Rrahmani foli për udhëzimin administrativ për ndalimin e mbulesës në shkolla, për të cilin tha se është i jashtëligjshëm dhe po diskriminon vajzat në Kosovë.

“Secili ligj që është duke ardhur tash e dy muaj nga kjo ministre nuk është duke kaluar në Kuvendin e Kosovës, sepse disa deputetë kemi vendosur që mos t’i mbështesim asnjë ligj që vjen nga kjo ministre…Tash e tri vite kemi biseduar, fillimisht kemi pasur diskutime brenda subjektit me ministren, kemi pasë diskutime edhe në Komisone të ndryshme bashkë me ministren, kemi qenë edhe në Ministri ku kemi diksutuar dhe nuk ka pasë vullnetin që ta largojë një udhëzim i cili sipas zyrës ligjore të Kryeministrisë është i jashtëligjshëm. Pra ministrja Nagavci është duke mbajtur një udhëzim administrativ i cili është i jashtëligjshëm, i cili po diskriminon vajzat në Kosovë”, deklaroi ai në “Info Nata” në Tëvë 1.

Deputeti Rrahmani shprehet se ministrja Nagavci mundet ta ketë edhe personale këtë çështje, por siç thotë ai, “për çështje personale nuk duhet të ndëshkohen vajzat”.

“Këtu besoj që duhet të reflektojë për shkak se kjo është edhe te raporti i DASH-it, edhe si e gjetur për Kosovën. Nuk e kuptoj në asnjë mënyrë se pse është duke hezituar mbajtjen e një udhëzimi të tillë administrativ, por ndoshta edhe mund ta ketë edhe personale, mirëpo për çështje personale nuk duhet të ndëshkohen vajzat të cilat çdo fillimvit po kanë jashtëzakonisht pengesa për fillimin e shkollës, duke marrë edhe trauma për shkak që me muaj thuajse vonohen për fillimin e shkollës, për shkak e nuk ka ligj i cili mundet me ndalu shkollimin e asnjë vajze, qoftë me mbulesë apo pa mbulesë”, shtoi ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?