Rezultatet e dobëta në PISA, reagon Muharremi: Kjo qeveri është dorëzuar

Analisti Shenoll Muharremi, thotë se më skandaloze sesa rezutatetet e PISA-s është mos reagimi i qeverisë për këtë temë. Sipas Muharremit, edhe qeveritë më joefikase në botë do kishin reaguar për këtë temë duke, u munduar të ndryshojnë dicka. “Ende nuk kemi një reagim që na jep shpresa se e ardhmja jonë mund të jetë […]
Analisti Shenoll Muharremi, thotë se më skandaloze sesa rezutatetet e PISA-s është mos reagimi i qeverisë për këtë temë.
Sipas Muharremit, edhe qeveritë më joefikase në botë do kishin reaguar për këtë temë duke, u munduar të ndryshojnë dicka.
“Ende nuk kemi një reagim që na jep shpresa se e ardhmja jonë mund të jetë më e mirë sesa rezultatet e PISA. E ato rezultatet ndërlidhen me të ardhmën tonë. Me kapacitetin tonë me organizu shoqërinë dhe shtetin dhe me sjellë mundësi dhe mirëqenie më të mirë për gjeneratat e ardhshme. Asnjë reagim fare. Secila qeveri në botë kishte analizuar situatën dhe për 2-3 ditë kishte dalur me një plan shumë adekuat të veprimeve që do të përmirësonin gjendjen, ose së paku të na jepnin shpresa që do të mundohen të ndryshojnë dicka. Kishte alokuar buxhet dhe resurse me ndryshu për të mirë gjendjen. Edhe qeveritë më joefikase në botë kishin reaguar deri më tani. Kjo është e papranueshme”, shkruan Muharremi.
Ndër të tjera, ai thotë se kjo tregon që kjo Qeveri nuk dëshiron të qeverisë më.
“Kjo qeveri, sipas asaj që po shof me indiferencën maksimale për tema më thelbësore, po tregon që nuk është e interesuar të vazhdoj të qeverisë më. Flamuri i bardhë është ngritur. Sa për kështu, më mirë mos të kemi qeveri fare, së paku nuk do i harxhonin taksast tona kot. Pagujmë taksa shumë e shërbime publike në nivelin më të dobët të mundshëm”, përfundoi ai.
Postimi i plotë:












