Qeveria italiane miraton sot marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët

Qeveria italiane miraton sot marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët

Qeveria italiane pritet t’i japë dritën jeshile pasditen e kësaj marte marrëveshjes së nënshkruar në 6 Nëntor në Romë mes kryeministrave Rama dhe Meloni për emigrantët. Në një draft paraprak të miratuar një ditë më parë zbulohen detaje të reja nga mënyra se si do të ngrihet dhe funksionojë qendra e parë e pritjes në […]

Qeveria italiane pritet t’i japë dritën jeshile pasditen e kësaj marte marrëveshjes së nënshkruar në 6 Nëntor në Romë mes kryeministrave Rama dhe Meloni për emigrantët. Në një draft paraprak të miratuar një ditë më parë zbulohen detaje të reja nga mënyra se si do të ngrihet dhe funksionojë qendra e parë e pritjes në Shëngjin dhe ajo e akomodimit në Gjadër.
Siç dihet, të dyja strukturat do të ngrihen dhe administrohen nga qeveria italiane, e cila do të mbulojë të gjitha shpenzimet. Kështu emigrantët e shpëtuar në Mesdhe do të ngjiten në bordin e anijeve italiane dhe do të kalojnë filtrin e parë në Shëngjin ku do të tentohet identifikimi dhe më pas do të kryhet verifikimi për gjendjen shëndetësore. Janë parashikuar rrugë të ndryshme kalimi për ata me sëmundje apo ata që do të duhet të qëndrojnë në paraburgim.

Mediat italiane shkruajnë se struktura e Gjadrit për emigrantët që do të presin përgjigje për azilin ose ata që nuk kanë të drejtë të hyjnë në Itali dhe që duhet të riatdhesohen do të ketë një sipërfaqe rreth 77 mijë metra katrore. Aty do të ndërtohen 10 godina që do të presin maksimumi 3 mijë persona njëkohësisht. Zv/sekretari i qeverisë italiane Giovanbattista Fazzolari tha se emigrantët mund të qëndrojnë në Shqipëri edhe përtej 28 ditëve, por maksimumi i lejuar nga ligji italian është 18 muaj. Brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e marrëveshjes Italia do të duhet paguajë 16.5 milionë Euro ndaj Shqipërisë.

Qeveria italiane tentoi fillimisht të shmangte miratimin e marrëveshjes në Parlament duke e konsideruar përditësim të një protokolli të miratuar që 5 vjet më parë, por pas kundërshtive të opozitës u ra dakord që drafti të kërkojë miratimin e të dyja dhomave. Edhe qeveria shqiptare e ka miratuar draftin nga ana e saj dhe e ka dërguar në parlament për t’u miratuar në seancën e 21 Dhjetorit./Tv Klan/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?