Qeveria diskriminoi komunat në ndarjet buxhetore, Totaj: VV po harron se votat i mori edhe nga këto komuna

Qeveria diskriminoi komunat në ndarjet buxhetore, Totaj: VV po harron se votat i mori edhe nga këto komuna

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj e ka quajtur qasje ‘joprofesionale, jo korrekte dhe arrogante’, ndarjen buxhetore sa i përket investimeve të reja kapitalit të nivelit qendror nga Qeveria e Kosovës për vitin 2024. Totaj ka thënë se partia në pushtet ka ‘harruar që ka marrë vota për fitore edhe në këto komuna’, për të cilat […]

Totaj ka thënë se partia në pushtet ka ‘harruar që ka marrë vota për fitore edhe në këto komuna’, për të cilat ka marrë kritika të mëdha për ndarje të njëanshme të buxhetit komunal.

“Këtë e komentoj si një qasje totalisht jo profesionale dhe jo korrekte dhe shumë arrogante sepse  12 për qind të numrit të banorëve  dhe 14 për qind të territorit të Kosovës ipen 60 për qind të investimeve kapitale në vitin e ardhshëm. Ndërsa komunat më të mëdhaja të Kosovës si Prishtina, Prizreni, Peja, Ferizaj, gjakova, Mitrovica. Pothuaj se anashkalohen komplet. Qeveria nuk ka bërë punë të mirë dhe mendoj se përveç mungesës së profesionalizimit është një demonstrim i një arrogance të pakuptim dhe për mua të pa precedent deri me tani. Kjo parti që është në pushtet ka harru që ka marr vota për fitore  në zgjedhje nacionale edhe në këto komuna”, ka thënë Totaj për Insajderin.

22 komuna u shprehen të pakënaqura me ndarjen buxhetore për vitin 2024.

Në analizën e GAP-it për të hyrat dhe shpenzimet buxhetore, thuhet se edhe këtë vit mbi gjysma e 21.8 milionë euro është orientuar në katër komunat e udhëhequra nga VV (Gjilan, Kamenicë, Podujevë dhe Shtime).

“Investimet e reja kapitale janë një indikator i qeverisë aktuale në shpërndarjen e investimeve, si dhe tregojnë orientimin e tyre, për dallim nga projektet e vazhduara kapitale që paraqesin buxhetimin nga qeveritë e kaluara. Historikisht, është vërejtur një tendencë e partive aktuale udhëheqëse të qeverisë të favorizojnë komunat që udhëhiqen nga po e njejta parti. Këtë vit, vlera e investimeve kapitale të reja të nivelit qendror të destinuara për projekte specifike në komuna është 21.8 milionë euro.” – thuhet në raport.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?