Presidentja Osmani për vrasjen e Liridonës: Duhet të jetë zgjim i ndërgjegjes kolektive, institucionet t’i ashpërsojnë dënimet

Presidentja Osmani për vrasjen e Liridonës: Duhet të jetë zgjim i ndërgjegjes kolektive, institucionet t’i ashpërsojnë dënimet

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në konferencën për integritetin e informacionit, ku u diskutua për dezinformimin në baza gjinore dhe dhunën onlinë, e cila në fokus kishte dhunën ndaj grave në politikë, foli për rastin që ndodhi ditë më parë në Prishtinë, ku mbeti e vrarë Liridona Ademaj. Osmani tha se rasti i Liridonës duhet […]

Osmani tha se rasti i Liridonës duhet të jetë zgjim i ndërgjegjes kolektive, sepse sipas saj, për fat të keq, për vite me radhë ajo çka po ndodhë është që po normalizohet dhuna.

“Kjo është sfidë e gjithë shoqërisë. Është sfidë e institucioneve, duhet të shkojnë nga ashpërsimi i dënimeve e deri te fuqizimi i mekanizmave, sepse në kuadër të Këshillit për Demokarci dhe të Drejtave të Njeriut të cilin e kemi themeluar si pjesë e Samitit për Demokraci të presidentit Biden, luftimin e dhunës mbi baza gjinore e kemi ndër top prioritetet kryesore dhe janë identifikuar një sërë mungesash se si funksionon zinxhiri i institucioneve në mënyrë që çështja e dhunës mbi baza gjinore të përcillet nga fillet deri te dënimi në fund”, tha Osmani, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ajo tha se është esenciale që dënimet e institucioneve të drejtësisë të mos jenë të tilla që të inkurajojnë dhunuesit.

“Dhunuesit tjerë do të mendojnë që nëse me rreth 2/3 të rasteve qoftë të dhunimeve, qoftë të dhunës në familje, në sistemin tonë të drejtësisë nuk janë shpallur dënime të cilat parashihen me udhëzuesin e vet sistemit tonë të drejtësisë por shpallen dënime më të ulëta, e në qoftë se në një numër të madh të rasteve parashkruhen, sepse nuk gjykohen brenda afatit të paraparë me ligj, ky është inkurajim për dhunë”.

E para e shteti tha se dekurajimi duhet të bëhet kur sistemi i drejtësisë është efektiv, e lufton patriarkatin brenda vet sistemit të drejtësisë dhe nuk i merr për bazë gjithmonë vetëm rrethanat lehtësuese.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?