Policia konfiskon uniforma ushtarake, shok bombë e sprej në veri të Mitrovicës

Policia dje gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar në veri të Mitrovicës ka gjetur dhe konfiskuar disa uniforma ushtarake. Përveç uniformave, u gjetën edhe dy qanta të vogla dore, një palë pranga të plastikës dhe një shok bombë. “Lidhur me rastin nuk raportohet për persona të dyshuar, rasti është duke u hetuar“, thuhet në […]
Përveç uniformave, u gjetën edhe dy qanta të vogla dore, një palë pranga të plastikës dhe një shok bombë.
“Lidhur me rastin nuk raportohet për persona të dyshuar, rasti është duke u hetuar“, thuhet në raportin e policisë.
Ndërsa, në një veturë në Mitrovicën Veriore, policia ka gjetur një Sprey Anti Dog –Pfeffer Sprey.
“Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një Sprey Anti Dog –Pfeffer Sprey. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt“, njofton policia.












