Policia jep detaje për arrestimin e Gëzim Çelës, ja çka është konfiskuar

Gëzim Çela, i njohur ndryshe edhe si “baron” droge është arrestuar sot më 8 dhjetor në Kosovë. Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e Gëzim Çelës, i cili njihet si “baron i drogës”, duke zbuluar se ai po strehohej nga një shtetas i Kosovës në një fshat të Vitisë. Në momentin e arrestimit Çela ishte […]
Gëzim Çela, i njohur ndryshe edhe si “baron” droge është arrestuar sot më 8 dhjetor në Kosovë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e Gëzim Çelës, i cili njihet si “baron i drogës”, duke zbuluar se ai po strehohej nga një shtetas i Kosovës në një fshat të Vitisë.
Në momentin e arrestimit Çela ishte në fshatin Dardani të Ferizajt dhe, përveç shtetasit kosovar, ishte i shoqëruar edhe nga dy femra shtetase të Shqipërisë.
“Për arrestimin janë njoftuar organet e drejtësisë dhe me urdhër nga prokurori i Departamentit të Krimeve të Rënda-Ferizaj është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit A.I., në një fshat të Vitisë. Gjatë kontrollit në shtëpi është gjetur dhe konfiskuar një AK-47 me 15 fishekë”, thuhet në njoftim.












