PISA: Pse Kurti nuk e tha asnjë fjalë për ngjarjen e javës?

Të dobët në lexim, të dobët në matematikë, të dobët në shkencë. Kështu na nxori PISA më 5 dhjetor 2023. Gjatë gjithë javës, kjo ka qenë tema më e diskutueshme në vend, por në këtë diskutim të shoqërisë tonë, mungon vetëm një zë: ai i kryeministrit Albin Kurti. Postimet e kryeministrit Albin Kurti në llogarinë […]
Postimet e kryeministrit Albin Kurti në llogarinë e tij në Facebook, janë të shumta. Mes tyre, ku mund të navigoni lehtë, ju do të gjeni dhjetëra sosh ku flitet për arsimin. Por, si për çdo gjë tjetër, edhe për këtë punë, kryeministri Kurti është i dhënë pas numrave/ statistikave.
Shembull:
Kur kryeministri Albin Kurti, pyetet për çkado, që nuk ka të bëjë me punë dhe drejtësi, ai e ka përgjigjen në mëngë: “…por unë kam garuar për punë dhe drejtësi’. Nëse e pyesni për pagat, do t’iu thotë kështu. Nëse e pyesni për ekonominë, do t’iu përgjigjet kështu. Nëse e pyesni për dialogun, do t’iu përgjigjet kështu. Nëse e pyesni për shëndetësinë, do ta keni përgjigjen e njëjtë. Nëse e pyesni për arsimin, ju do të humbisni në këto deklarata të arkivuara të tij:
Viti 2022:
Në një fjalim në Kuvendin e Kosovës, si kryeministër i vendit, Kurti do të deklaronte se ‘na duhet një Epope e arsimit’.
“Edhe ne na duhet asgjë më pak se një epope e arsimit, një epope që e shpallë arsimin. Ashtu si Epopeja e lavdishme që na e shpalli vullnetin për liri, çlirim, bashkim e pavarësi, po ashtu na duhet një epope që na e ngjallë inteligjencën, vendosjen e vullnetit në racionalitet”, do të deklaronte Kurti.
E nëse keni nge dhe dëshironi të navigoni tutje nëpër arkiva, ju do ta gjeni një deklaratë të tij në vitin 2019, ku thotë se ‘kushdo që e ka prioritet arsimin, duhet ta votojë në dy mandate Vetëvendosjen’.
“Ata që e kanë prioritet arsimin duhet të na votojnë për dy mandate. Nëse ka noj gjë që nuk besoj që rregullohet për një mandat është arsimi. Nuk është problemi tek kurrikulat dhe tekstet që tek e fundit edhe i përkthejmë, nuk është problemi i objekteve shkollore sepse tek e fundit edhe i ndërtojmë. Unë besoj që duhet të bëhet një lloj vlerësimi i mësimdhënësve. Mbase dikush edhe të kualifikohet dhe verifikohet e mbase dikush të bie e të vazhdojmë edhe pa ta”, thotë Kurti në vitin 2019.
Për testin PISA dhe rezultatin më të dobët të Kosovës – që prej pjesëmarrjes në të, ministrja Arbërie Nagavci ia la fajin kryesisht pandemisë por pak edhe ndërrimit të shpeshtë të qeverisë.
‘Në këtë drejtim ndikimi i këtyre politikave dhe intervenimeve të Ministrisë së Arsimit gjatë këtyre dy vjet e gjysmë, presim që të japë jo vetëm rezultatet e para jo vetëm në tërësi por edhe në ciklin e radhës në testin PISA.
Rezultatet e testit që u mbajt në pranverën e vitit 2022, u publikan më 5 dhjetor 2023.
Nga 80 vende të botës që morën pjesë në këtë test, nxënësit e Kosovës u renditën gati në fund të tabelës.
Në Matematikë, Kosova ishte në vendin e 74-të, në lexim në vendin e 76-të, ndërkaq në shkencë, u rendit në tri vende para fundit.
Testi PISA organizohet prej vitit 2000, ku testohen nxënësit 15 vjeçarë – pjesëmarrës në test.
Në Kosovë, në testin e fundit u testuan më shumë se 6 mijë nxënës nga rreth 230 shkolla. Kosova merr pjesë në këtë test, prej vitit 2015. Edhe në testet paraparake, rezultatet e Kosovës ishin të dobëta, megjithatë pak më të mira se sivjet. / Periskopi












