Përleshja fatale në Shtërpcë: Viktima është 49-vjeçar, i arrestuari 20

J.K,i nacionalitetit serb ka vdekur të marten në Spitalin e Nishit. 49-vjeçari ishte duke marrë trajtim si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur të premten e kaluar më 8 dhjetor, në Shtërpcë. 49-vjeçari fillimisht ishte sjell nga familjarët e tij në spitalin e Graçanicës. Lidhur me rastin është arrestuar një 20-vjeçari, me inicialet N.K, […]
J.K,i nacionalitetit serb ka vdekur të marten në Spitalin e Nishit.
49-vjeçari ishte duke marrë trajtim si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur të premten e kaluar më 8 dhjetor, në Shtërpcë.
49-vjeçari fillimisht ishte sjell nga familjarët e tij në spitalin e Graçanicës.
Lidhur me rastin është arrestuar një 20-vjeçari, me inicialet N.K, po ashtu i nacionalitetit serb.
“Në rast janë kyçur edhe hetuesit rajonal nga Sektori Rajonal i Hetimeve dhe të gjitha veprimet e mëtejme hetimore po ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ndërsa rasti është rikualifikuar ‘’Lëndim i rëndë trupor me pasojë vdekje’’, njofton Policia Rajonale e Ferizajt.
Për informata tjera do të njoftoheni me kohë.












