PDK, Prishtinë: Kursyem qytetarët për 75 euro tatimin në pronë

Kursyem qytetarët me 75€ për tatimin në pronë! Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të kryeqytetit, grupi i PDK-së mbrojti interesin publik të qytetarëve të Prishtinës duke liruar 75€ të vlerës së tatimit për pronat, banesat dhe shtëpitë e qytetarëve të Kryeqytetit. Vetëm qytetarët mund ta falin apo jo pushtetin që rriti tatimin, ndërsa proklamimi […]
Kursyem qytetarët me 75€ për tatimin në pronë!
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të kryeqytetit, grupi i PDK-së mbrojti interesin publik të qytetarëve të Prishtinës duke liruar 75€ të vlerës së tatimit për pronat, banesat dhe shtëpitë e qytetarëve të Kryeqytetit.
Vetëm qytetarët mund ta falin apo jo pushtetin që rriti tatimin, ndërsa proklamimi për falje është mashtrim, ne percaktuam që të kursehen qytetarët nga rritja enorme e tatimit në Prishtinë.
Qytetarëve të Prishtinës propozuesi nuk po ua fal 100 euro, por po ia kthen pjesërisht hakun nga rritja e tatimit në pronë që i ka caktuar partia e majtë në pushtetin nacional.
Kurthin e ngritur nga ta nuk do ta lejojmë ta aktivizojnë për të fajësuar të tjerët.
Sot, PDK votoi për të hequr barrën e rëndë që ju është vënë qytetarëve. Ne votuam për të liruar dhe kursyer qytetarët nga rritja e padrejtë e tatimit në pronat e tyre.












