Palestinezja flet haptazi kundër Hamasit: Ndihmat po shkojnë nën tokë e jo te ata që kanë nevojë

Një grua e moshuar palestinezë në Gazë ka rrezikuar jetën e saj duke folur haptazi kundër Hamasit, derisa disa palestinezë të guximshëm po bëjnë thirrje për rënien e këtij grupi. Pamjet e gruas palestinezë duke ia drejtuar gishtin gazetarit, të cilit i tregon sesi ndihmat humanitare janë vjedhur nga Hamasi. Gruaja e moshuar me shami […]
Pamjet e gruas palestinezë duke ia drejtuar gishtin gazetarit, të cilit i tregon sesi ndihmat humanitare janë vjedhur nga Hamasi.
Gruaja e moshuar me shami në kokë duke folur para gazetarit të Al Jazeera, që pretendonte se ndihmat nuk po arrijnë në destinacion si rezultat i sulmeve të vazhdueshme, vendosi të tregojë versionin e saj.
“Të gjitha ndihmat shkojnë nën tokë. Ndihmat nuk arrijnë të populli. Shumëçka po arrin, por vetëm një sasi e vogël arrin te ata që kanë nevojë për to”, shtoi ajo, transmeton Telegrafi.












