Pa opozitën, VV miraton buxhetin për vitin 2024

Kuvendi i Kosovës, gjatë seancës plenare, ka miratuar projektligjin për buxhetin, gjegjësisht për shpërndarjet buxhetore për Republikën e Kosovës për vitin 2024. Për këtë projektbuxhet votuan 64 deputetë, prej tyre 63 ishin pro, asnjë votë kundër dhe një abstenim. Me këtë votim u mbyllën punimet e kësaj seance, për të vazhduar me mbajtjen e seancës […]
Kuvendi i Kosovës, gjatë seancës plenare, ka miratuar projektligjin për buxhetin, gjegjësisht për shpërndarjet buxhetore për Republikën e Kosovës për vitin 2024.
Për këtë projektbuxhet votuan 64 deputetë, prej tyre 63 ishin pro, asnjë votë kundër dhe një abstenim.
Me këtë votim u mbyllën punimet e kësaj seance, për të vazhduar me mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të paralajmërur me gjithsej 11 pika të rendit të ditës.












