Osmani godet opozitën sapo përfundon fjalimin: As vetë nuk besojnë në ato që kanë shkru

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një prononcim për RTV21 komentoi bojkotin e fjalimit të saj vjetor nga deputetët e PDK-së dhe AAK-së. Ajo tha se i ka kryer detyrat e saj si presidente dhe se dera e saj është gjithmonë e hapur për interesat qytetare dhe nacionale. “As ata vetë nuk besojnë në ato […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një prononcim për RTV21 komentoi bojkotin e fjalimit të saj vjetor nga deputetët e PDK-së dhe AAK-së.
Ajo tha se i ka kryer detyrat e saj si presidente dhe se dera e saj është gjithmonë e hapur për interesat qytetare dhe nacionale.
“As ata vetë nuk besojnë në ato gjera që i kanë shkru, kështu që besoj që të gjithë janë të bindur që jo vetëm që e kam kryer detyrën kushtetuese në përputhje me parimin e unitetit qytetar. Por edhe kam arritur që t’i riparojë shumë prej dëmve të cilat i kanë bërë kundërshtarët e Kosovës. Është fatkeqësi që nuk e tejkalojnë vetën në këtë drejtim, por megjithatë siç ju kam thënë gjithënjë dera ime si presidente është e hapur për të bashkëpunuar për çështjet e interesit qytetar dhe nacional. Kosova ka tepër shumë sfida që unë tash të lëshohem për dallimet që i kemi mes vete. Jam e bindur se ato janë dallime të cilat tejkalohen. Duhet të ulemi e të bisedojmë si ta mbrojmë Kosovën. Unë nuk kam nevojë ta mbrojë vetën, sepse është puna ajo që flet”, tha ajo.
Osmani – opozitës: Të bëhemi bashkë për sfidën e Asociacionit, drafti i të cilit na ka ardhë
Presidentja Vjosa Osmani, në një pjesë të fjalimit për fundin e vitit në Kuvend, tha se ‘drafti i Asociacionit të komunave serbe’ i dorëzuar nga ‘partnerët tanë ndërkombëtarë’, duhet të ‘validohet në Gjykatën Kushtetuese’.
‘Së fundmi Kosovës i është dorëzuar një draft statut për Asociacion të komunave me shumicë serbe, i hartuar nga partnerët tanë.
Derisa vlerësimi i hartuesve është se drafti është në harmoni me Kushtetutën, dua të theksoj se institucioni që do ta bëj këtë vlerësim, është Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Është me rëndësi që të gjithë ne pa dallim, të ulemi dhe bashkarisht të përgatisim komentet tona bazuar në shqetësimet që mund t’i kemi dhe t’i dërgojmë ato në Gjykatën Kushtetuese kurdo që drafti të dorëzohet në këtë institucion.
Qëllimi ynë duhet të jetë që të sigurojmë përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe të mos lejojmë një pushtet të ndërmjetëm të qeverisjes apo anomali të tjera të cilat rrezikojnë funksionimin e brendshëm të shtetit tonë.
Përvec konsultimeve të vazhdueshme me kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit, kam ftuar në takim edhe partitë opozitare në mënyrë që të jemi unifikues në këtë temë sfiduese për vendin tonë’, tha ajo./Periskopi












