Orban: Nëse marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit hyjnë në kornizën e negociatave, Serbia mund të llogarisë në Hungarinë

Orban: Nëse marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit hyjnë në kornizën e negociatave, Serbia mund të llogarisë në Hungarinë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se nëse Bashkimi Evropian i përfshinë marrëveshjet e arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë në kornizën e bisedimeve dhe në qoftë se Serbia kundërshton, atëherë Budapesti do të jetë në anën e Beogradit. “Është një çështje shumë e komplikuar dhe Serbia mund të llogarisë gjithmonë në Hungarinë”, […]

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se nëse Bashkimi Evropian i përfshinë marrëveshjet e arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë në kornizën e bisedimeve dhe në qoftë se Serbia kundërshton, atëherë Budapesti do të jetë në anën e Beogradit.

“Është një çështje shumë e komplikuar dhe Serbia mund të llogarisë gjithmonë në Hungarinë”, ka thënë ai për Tanjug, duke folur për Samitin e Ballkanit Perëndimor që mbahet javën e ardhshme.

Orban ka thënë se situata aktuale në Kosovë është një çështje komplekse, situatë të cilën ai nuk do ta gjykonte.

“Çfarë kam vërejtur në vitet e fundit është se serbët përjetojë konstant provokime. Është provokim dhe ju mund të reagoni, apo të mos jeni të vëmendshëm për to, por çfarëdo qoftë veprimi juaj, mos harroni se pika fillestare është provokimi. Ne kemi minoritete në shumë vende dhe e dimë se si shumica mund t’i provokojë”, ka thënë ai duke shtuar se ai mbështet komunitetin serb në Kosovë.

Së dyti ai ka thënë se mendon se diplomacia serbe këmbëngul në drejtësinë ndërkombëtare, në anë të së cilës ai beson se është Beogradi.

“Kjo çështje nuk mund të menaxhohet pa e pranuar ligjin ndërkombëtar. Nuk mund ta injoroni drejtësinë ndërkombëtare. Prandaj duhet të këmbëngulni në të. Përveç kësaj, mos harroni se ka disa vende në BE që nuk e kanë pranuar statusin e Kosovës. Kështu që ka një pyetje të hapur ‘Ne kemi për të negociuar rreth saj’”, ka thënë Orban.

Sa për mundësitë e një marrëveshjeje, Orban ka thënë se ai nuk është “profet i mirë” mjaftueshëm sa për t’u përgjigjur në këtë pyetje, por që duhet bërë gjithçka që të gjendet një zgjidhje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?