OBSH-ja paralajmëron: Ajo që po ndodh në Ukrainë mund të përhapet në të gjithë botën

OBSH-ja paralajmëron: Ajo që po ndodh në Ukrainë mund të përhapet në të gjithë botën

Spitalet dhe institucionet e kujdesit shëndetësor në të gjithë Ukrainën kanë përjetuar rritje drastike të infeksioneve për shkak të rezistencës ndaj antibiotikëve në javët e fundit, duke bërë që Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendra e SHBA-së për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) të paralajmërojnë Kievin se epidemia është potencialisht kërcënim global. “Kjo është një krizë […]

Spitalet dhe institucionet e kujdesit shëndetësor në të gjithë Ukrainën kanë përjetuar rritje drastike të infeksioneve për shkak të rezistencës ndaj antibiotikëve në javët e fundit, duke bërë që Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendra e SHBA-së për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) të paralajmërojnë Kievin se epidemia është potencialisht kërcënim global.

“Kjo është një krizë që kërkon veprim të menjëhershëm, edhe gjatë kohëzgjatjes së luftës, sepse përvoja e ngjashme nga zona të tjera të luftës na ka mësuar se reagimi i vonshëm ndaj kërcënimit të këtij lloji mund të ketë pasoja jashtëzakonisht negative afatgjata jo vetëm për vendasit, por edhe për të gjithë botën”, thuhet në letrën e hapur të institucioneve përkatëse.

Zyrtarët ukrainas të Institutit të Shëndetit Publik kryen kërkime në tre spitale rajonale – Trnopolje, Khmelnytskyi dhe Vinnytsia. Nga 353 pacientë të ekzaminuar, u zbuluan infeksione në 50 prej tyre, pra 14 për qind, të cilat i kanë marrë gjatë qëndrimit në institucionet shëndetësore, shkruan Reuters.

Nga pacientët e infektuar, deri në 60 për qind kishin patogjen rezistent ndaj një game të gjerë barnash. Para luftës, trendi ishte rreth 6 për qind. Zbulimi paraprak i problemit evidentoi një sërë lëshimesh, që nga higjiena e duarve të punonjësve shëndetësorë që trajtojnë plagët e marra në fushën e betejës, deri te “sfidat e shumta” në pajisjet e laboratorëve dhe sallave të operacionit. Gjithashtu, vlerësimi i biosigurisë është në një “nivel nënoptimal”.

Një raport i veçantë nga CDC-ja thotë se deri në gjashtë baktere të veçanta rezistente ndaj ilaçeve u gjetën vetëm në një pacient ukrainas. Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se infeksionet e tilla i konsiderojnë si një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin publik global. Sipas të dhënave të vitit 2019, më shumë se 1 milion njerëz në mbarë botën kanë vdekur për shkak të saj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?