‘Nuk keni bërë gjë më 24 shtator, i keni vrarë tre veta me snajper nga distanca’: Del pjesë nga biseda e Kurtit në takim me Specialët

‘Nuk keni bërë gjë më 24 shtator, i keni vrarë tre veta me snajper nga distanca’: Del pjesë nga biseda e Kurtit në takim me Specialët

Në një shkrim ekskluziv për takimin afro tre orësh, që përfaqsuesit e Njësisë Speciale Intervenuese, patën me kryeministrin Albin Kurti, gazetari Lirim Mehmetaj, sjell detaje nga ky takim. Sipas tij, kryeministri i Kosovës iu tha se ajo çfarë kanë bërë me 24 shtator kur u përballën me terroristët serbë nuk përbën ndonjë sukses të madh […]

Në një shkrim ekskluziv për takimin afro tre orësh, që përfaqsuesit e Njësisë Speciale Intervenuese, patën me kryeministrin Albin Kurti, gazetari Lirim Mehmetaj, sjell detaje nga ky takim.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës iu tha se ajo çfarë kanë bërë me 24 shtator kur u përballën me terroristët serbë nuk përbën ndonjë sukses të madh nga ana e tyre, meqë thjesht “i keni vrarë tre veta nga distanca me snajper”.

Veç tjerash, referuar burimeve nga ky takim që sjell gazetari Mehmetaj, në këtë shkrim që të plotë mund ta lexoni KËTU, raportohet se kryeministri Kurti iu ka thënë pjesëtarëve të NjSI-së, se ‘nuk mund të dorëzohet para tyre’.

Kujtojmë se NjSI ka paralajmëruar edhe një protestë më 9 dhjetor 2023, në orën 12:00, sërish në shesh para qeverisë.

Specialëve në protestë u janë bashkuar grupe të tjera të pakënaqurish brenda policisë si Departamenti për Hetime, ai për Rend Publik dhe departamente të tjera.

Çka tha Kurti – veç tjerash – në takim, sipas AP-së?

Nga burimet brenda takimit, Albanian Post kupton se Kurti ishte treguar indiferent ndaj policëve edhe kur ata i deklaruan se nuk po protestojnë për shkaqe politike, por për dinjitet dhe kushte më të mira dhe se “për Kosovën luftojmë, siç kemi bërë edhe në të kaluarën, edhe veç me bukë e djathë”.

Luftë është kur vdesin shumë dhe mbesin pak”, ua ka kthyer Kurti, duke thënë se me 24 shtator në ballafaqim me terroristët serbë të udhëhequr nga Milan Radojiçiç, nuk u bë luftë meqë ka vdekur vetëm një polic.

Me vdekw një polic është normale që fëmijët tanë të jetojnë të sigurt”, kishte shtuar Kurti duke vazhduar t’i befasojë të pranishmit.

Çfarë do thonë të tjerët nëse dorëzohem unë para juve?”, u kishte shtruar pyetje policëve që s’po i lëshonte habia nga ajo që po dëgjonin.

S’jam dorëzu para BE-së e as para Amerikës, nuk mund të dorëzohem as para jush”, kishte vazhduar.

Kryeministri ua kishte pranuar policëve se ata mund të kenë të drejtë në kërkesat e shtruara, por aktualisht nuk është punë që gjen zgjidhje, meqë “nuk jam në gjendje të humbas”.

Në një moment gjatë takimit, të cilin – me të gjithë ata që ka biseduar Albanian Post – e kanë konsideruar si me tension, por mbi të gjitha “shumë të çuditshëm”, Kurti kishte akuzuar pjesëtarët e policisë për mënyrën se si kanë protestuar te Qeveria e Kosovës.

Ne tash e kemi një çarje”, u ka thënë.

Atë ditë, ditën e protestës, “keni ardhur para qeverisë dhe ma keni kthyer shpinën”.

Përfaqësuesit e NjSI-së, të vendosur ta mbajnë diskutimin vetëm në kërkesat e tyre, kanë provuar gjatë gjithë takimit t’ia shpjegojnë kryeministrit se ata nuk kanë anë politike dhe se po kërkojnë nga ai çfarë kanë kërkuar nga secila qeveri e kaluar.

Duhet ta kuptoni që jemi të domosdoshëm për shtetin. Ne thjesht po kërkojmë plotësimin e nevojave. Jemi gënjyer edhe në të kaluarën dhe nuk kemi asnjë qëllim politik. Me ju jemi njëjtë si me të gjitha qeveritë paraprake, sepse ne jemi të shtetit dhe në shërbim të shtetit, pavarësisht kush është kryeministër”, i kanë thënë specialët Kurtit.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?