Një i vrarë, shtatë të arrestuar e një polic i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit – krejt çka ndodhi dje në aksionin kundër grabitësve të arit në Suharekë

Një i vrarë, shtatë të arrestuar e një polic i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit – krejt çka ndodhi dje në aksionin kundër grabitësve të arit në Suharekë

Një i vrarë dhe shtatë të arrestuar ka qenë bilanci i aksionit të djeshëm të policisë që ndërlidhet me grabitjen e armatosur në një argjendari në Suharekë. Në këtë aksion gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i plagosur një polic. Policia është në kërkim edhe të një personi tjetër, i përfshirë në këtë rast. Aksioni që […]

Në këtë aksion gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i plagosur një polic. Policia është në kërkim edhe të një personi tjetër, i përfshirë në këtë rast.

Aksioni që nisi mesditën e së enjtes në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, zgjati disa orë.

Policia ka njoftuar se pas hetimeve intensive dhe mbledhjes së dëshmive, në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Carralevë është realizuar operacioni policor i cili ka përfshirë kontrollin në shtatë lokacione të ndryshme, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar.

Gjatë aksionit kishte shkëmbim zjarri të personave të dyshuar me Policinë.

“Gjatë zhvillimit të operacionit policor, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre, me ç’rast është plagosur një zyrtar policor. Zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë një të dyshuar, përderisa katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar. Deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë persona, një i neutralizuar dhe një tjetër ende gjendet në kërkim policor”, bëri të ditur Policia gjatë ditës së djeshme.

Policia tha se personat e dyshuar kanë të kaluar kriminale me dyshimet e bazuara për përfshirje në vepra penale si: vrasje, grabitje, vjedhje e rëndë, sulm, kanosje, lëndim trupor, detyrim, armëmbajtje pa leje etj.

Lidhur me grabitjen e 22 nëntorit në një argjendari në Suharekë, është arrestuar edhe pronari argjendarisë “Buraku” në Prishtinë. Aksioni është kryer nga katër zyrtarë policorë, të cilët kanë larguar klientët që ndodheshin në lokal, dhe pastaj kanë arrestuar pronarin. Më pas është mbyllur argjendaria.

Një prej të arrestuarve për grabitjen e armatosur në Suharekë del të jetë Bujar Basha nga Prizreni.

Një ish i dënuar për një tjetër grabitje menjëherë pas luftës në Kosovë, që kishte vuajtur 16 vite e 8 muaj burgim për krimin e ishte arratisur disa herë nga Dubrava.

Basha, gjatë periudhës së vuajtjes së dënimet ishte arratisur disa herë nga burgu i Dubravës ku mbahej i izoluar shkaku i krimeve që kishte kryer, duke e bërë kështu vetën një person të njohur për autoritetet e sigurisë në vend.

Në një nga rastet ai ishte pjesë e një grupi prej shtatë të burgosurve që kishin ikur nga Dubrava, duke përdorur edhe armët e zjarrit.

Sipas raportimeve të para, pjesë e grupit që kreu grabitjen e armatosur të 22 nëntorit ka qenë edhe vëllai i Dukagjinit, Korab Gashi. E pikërisht ky i fundit ndodhet ende në arrati dhe Policia është në kërkim të tij.

Më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë.

Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.

Të nesërmen tre të dyshuar janë arrestuar. Dy prej tyre, Gjykata e Prizrenit u ka vendosur një muaj paraburgim, derisa një tjetër u lirua.

Të dy të paraburgosurit, Albin Beqiri dhe Fatmir Tahiri, dyshohen për ndihmë në kryerjen e grabitjes së armatosur. Ata, pas arrestimit janë dërguar në paraburgosje në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?