Nis protesta për Liridona Ademajn

Ka filluar protesta e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist për vrasjen e Liridona Ademajt, shkruan Periskopi. Në protestë janë mbledhur qytetarët me motot “ Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, Gjykata armike të grave”, vrasësit e gravë në burg” Ndryshe, më 29 nëntor në Prishtinë u vra 30-vjeçarja, Liridona Ademaj Murseli. […]
Ka filluar protesta e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist për vrasjen e Liridona Ademajt, shkruan Periskopi.
Në protestë janë mbledhur qytetarët me motot “ Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, Gjykata armike të grave”, vrasësit e gravë në burg”
Ndryshe, më 29 nëntor në Prishtinë u vra 30-vjeçarja, Liridona Ademaj Murseli.
Në mesin e të dyshuarve kryesor për vrasjen e 30-vjeçares është edhe burri i saj, Naim Murseli.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji ndaj tre të dyshuarve Naim Murselit, Granit Plavës, dhe Kreshnik Kokallës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Naim Murseli për shkak të veprës penale, vrasje e rëndë në bashkëkryerje, Granit Plavës për veprën penale, vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe Kreshnik Kokallës për shkak të veprës penale, marrëveshja për të kryer veprën penale, vrasje e rëndë.












