Ndodhë edhe kjo: Lopët kullotin në oborrin e Spitalit të Pejës

Ndodhë edhe kjo: Lopët kullotin në oborrin e Spitalit të Pejës

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka reaguar lidhur me futjen e lopëve në oborrin e spitalit. Ata shprehin shqetësimin për këtë “fenonem të pandërprerë që po ndodhë tash e sa vite”. Njëherit theksojnë se “futja e bagëtive në oborrin e spitalit rrezikon në skajshmëri pacientët nga infeksionet, pengojnë mbajtjen e higjienës, shkakton dëme në bimët […]

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka reaguar lidhur me futjen e lopëve në oborrin e spitalit.

Ata shprehin shqetësimin për këtë “fenonem të pandërprerë që po ndodhë tash e sa vite”.

Njëherit theksojnë se “futja e bagëtive në oborrin e spitalit rrezikon në skajshmëri pacientët nga infeksionet, pengojnë mbajtjen e higjienës, shkakton dëme në bimët që janë kultivuar dhe ruajtur për vite, dhe dëmton jashtëzakonisht imazhin e institucionit tonë”.

Reagimi i plotë:

Reagim i përsëritur lidhur me Institucionet përgjegjëse për ndalimin e hyrjes së bagëtive në oborrin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë!

Disa herë kemi reaguar dhe kemi shfaq shqetësimin përmes shkresave por edhe deklarimeve publike lidhur me fenomenin e pandërprerë që po ndodhë që sa vite lidhur me futjen e bagëtive në oborrin e Spitalit nga personat e pandërgjegjshëm, si dhe me numrin e madh të qenve endacak që rrezikojnë vizitorët dhe personelin tonë.

Futja e bagëtive më konkretisht numrit të madh të lopëve në oborrin e Spitalit rrezikon në skajshmëri pacientët nga infeksionet, pengojnë mbajtjen e higjienës, shkakton dëme në bimët që janë kultivuar dhe ruajtur për vite, dhe dëmton jashtëzakonisht imazhin e Institucionit tonë.

Personat e pandërgjegjshëm futjen e lopëve në oborrin e Spitalit e bëjnë duke dëmtuar rrethojat e oborrit apo formave tjera dhe me gjithë përpjekjet e punëtorëve teknik që zakonisht një nga ta duhet tërë ditën të merret me largimin e bagëtive nuk po arrihet që të parandalohet futja e këtyre bagëtive.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë në mënyrë të vazhduar për vite me radhë përmes shkresave, fotografive e videove ka kërkuar nga organet përgjegjëse: Inspektorati i Komunës së Pejës, Policia e Kosovës, Inspektorati Sanitar, AVUK-ut etj, që të ndërmerren masa ndaj pronarëve të këtyre bagëtive por është çudi e madhe se si dhe pse lejohen këta pronarë të mbajnë lopë në qytetit dhe atë nëpër rrugët dhe oborret e Institucioneve pa u penguar fare e mos të flasim për ndonjë konfiskim.

Përmes kësaj komunikate apelojmë edhe një herë tek të gjitha Institucionet e nivelit Komunal dhe atij Qeveritar që të na ndihmojnë duke marrë masa konkrete ndaj pronarëve të bagëtive dhe duke zgjedhur problemin e qenve endacak sepse kjo është pengesë e jashtëzakonshme për punën e Institucionit tonë shëndetësorë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?