Musliu: VV dje nuk votoi për sigurimin e protezave të invalidëve të luftës së UÇK-së

Themelimi i një Komisioni për dhunën në familje, ka shkaktuar përplasje të ashora në Kuvendin e Kosovës. Mes tyre, ishte deputetja Ganimete Musliu, e cila u tregua mjaft e ashpër me deputeten e VV-së, Arjeta Fejza. Ajo ia kujtoi VV se nuk e ka votuar amandamentin për protezat e invalidëve të luftës së UÇK-së. “Populli […]
Themelimi i një Komisioni për dhunën në familje, ka shkaktuar përplasje të ashora në Kuvendin e Kosovës.
Mes tyre, ishte deputetja Ganimete Musliu, e cila u tregua mjaft e ashpër me deputeten e VV-së, Arjeta Fejza.
Ajo ia kujtoi VV se nuk e ka votuar amandamentin për protezat e invalidëve të luftës së UÇK-së.
“Populli thotë një fjalë, mos e vet se të kallxon vetë.
Sapo e pranoi dështimin e luftës kundër dhunës në familje.
Sa i përket unifikimit të zërit për cështje të ndishme, sapo na akuzoi se jemi duke bashkëpunu por nuk e di ka halucinacione, dje nuk ka arriti të dalë mbi vetveten dhe ta votojë amandamentin për protezat e invalidëve të luftës së UÇK-së.
Ky Kuvend, nuk e ka votu dje amandamentin e Bekim Haxhiut, për me i siguru protezat për invalidët që kanë lënë gjymtyrët e veta që ju me ardhë me shitë çaëllëm këtu”, tha ajo./Periskopi












