Muharremi: Kur Qeveria jep 100 milionë euro ndihma, ato shkojnë në konsum

Analisti Shenoll Muharremi, përmend dy skenarë të efektit të mundshëm nga ndihmat e qeverisë dhe investimet e politikave qeveritare. Ai shkruan: Efektet e dy scenariove ndihma vs investime të politikave qeveritare Scenario A: Kur i jep 100 milion euro ndihma ka 100 euro ato kryesisht shkojnë në konsum, se njerëzit duhet me ble ushqim se […]
Ai shkruan:
Efektet e dy scenariove ndihma vs investime të politikave qeveritare
Scenario A: Kur i jep 100 milion euro ndihma ka 100 euro ato kryesisht shkojnë në konsum, se njerëzit duhet me ble ushqim se kapaciteti blerës i familjeve është zbehur nga inflacioni qe dy vite. Pastaj këto para ndihma, për shkak se kemi binancin negativ në tregti të mallrave gati -5miliardë në vit, dalin jashtë ekonomisë dhe vendit përmes importit. Potenciali i ekonomisë zbehet edhe më shumë. Kjo zgjedhje është si mos me u kuru ekonomia por me pi ‘xanax’ sa me u qetësu momentalisht. Efektet afatgjate të kqija për ekonomi dhe shtet.
Scenraio B: Kur qeveria i investon 100milion (që ka pas mi jap në ndihma) me fuqizu prodhimin vendor, bujqit e fermerët atëher ulen cmimet ne treg se rritet oferta në treg me cmime vendore. Qytetarët e kanë efentin e njejt sikur me i marrë 100 euro direkt, por në këtë scenario ekonomia dhe bizneset vendore u forcuan. Bilanci tregtar negativ u zvoglua. Ekonomia u rrit, më shumë pata mbeten në tregun vendor për arritje të potencialit.
Ai edhe më herët sot ka shkruar:
Popullizëm dhe klientelizëm është kur merren vendime në dobi të politikës në dam të qytetarëve dhe ekonomisë
Për me ul koston e jetës duhet me e përkrahë prodhimin dhe sidomos bujqit se çmimet e perimeve dhe pemëve janë më të lartat si kanë demostruar sistematikisht raportet mujore të inflacionit. Subvencionet e ndihmat vetëm e stimulojnë më shumë inflacionin dhe na varfërojnë ekonominë dhe fuqinë blerëse të familjeve, on top që i nxjerin paret jashtë vendit përmes importit kronik. Këto ndihma nuk i bëjnë mirë as pensionistëve as fëmijëve. Por “ndihmat” sjellin vota më shumë ndoshta, po. Gjithashtu me “transferu ndihma” është e lehtë por me zhvillu projekte zhvillimore spo kemi dëshirë se po na mbesin mjetet pa shpenzu. Popullizmi dhe krientelizmi brina nuk ka, manifestohet me veprime në dobi të politikës dhe dëm të qytetarëve dhe ekonomisë./Periskopi/












