Meloni në Serbi: Europa nuk është e bashkuar, për aq kohë sa Ballkani është jashtë saj

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni zhvilloi një vizitë zyrtare në Serbi, ku është takuar me presidentin Aleksandër Vuçiç. Gjatë një konference të përbashkët për mediat, Meloni ka deklaruar se Europa nuk është e bashkuar, për aq kohë sa Ballkani Perëndimor është jashtë saj. “Unë mendoj se Evropa nuk është një klub në të cilin dikush […]
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni zhvilloi një vizitë zyrtare në Serbi, ku është takuar me presidentin Aleksandër Vuçiç.
Gjatë një konference të përbashkët për mediat, Meloni ka deklaruar se Europa nuk është e bashkuar, për aq kohë sa Ballkani Perëndimor është jashtë saj.
“Unë mendoj se Evropa nuk është një klub në të cilin dikush vendos se kush është evropian dhe kush nuk është evropian, është historia dhe gjeografia që vendosi se kush është evropian.
Evropa nuk mund të thuhet se është vërtet e bashkuar derisa Ballkani Perëndimor të ketë hyrë në familjen evropiane të kuptuar si një institucion”, tha Meloni.












