Mehmetaj: Skenderaji ashiqare asnjë cent nga Qeveria për investime kapitale

Gazetari Lirim Mehmetaj, shkruan se komuna e Skenderajt, nuk do ta marrë asnjë cent sivjet nga Qeveria e Kosovës. Ai shkruan: Kosova i ka 38 komuna. Në investimet e reja kapitale që vijnë nga Qeveria e Kosovës 59.5 për qind të investimeve shkojnë vetëm për katër komuna derisa për 34 komuna të tjera vetëm 40.5 […]
Gazetari Lirim Mehmetaj, shkruan se komuna e Skenderajt, nuk do ta marrë asnjë cent sivjet nga Qeveria e Kosovës.
Ai shkruan:
Kosova i ka 38 komuna.
Në investimet e reja kapitale që vijnë nga Qeveria e Kosovës 59.5 për qind të investimeve shkojnë vetëm për katër komuna derisa për 34 komuna të tjera vetëm 40.5 për qind.
Katër komunat që marrin pjesën dërrmuese të investimit janë katër komunat që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje.
Disa komuna, si ajo e Skenderajt (ashiqare) nuk merr asnjë cent.
Kurse p.sh nëse llogaritet për kokë banori, për një qytetar në Shtime janë ndarë 102 euro, derisa për një qytetar në Suharekë 1 euro e 70 centë.
Nga 21 milionë e 876 mijë e 833 euro (që janë shumë pak) mbi 13 milionë shkojnë për vetëm 4 komunat që udhëhiqen nga Vetëvendosja, kurse të gjitha komunave të tjera të Kosovës iu ngelen nja 8 milionë e diçka.
Këta janë njerëz të poshtër shumë, dijeni.
Përse bëjnë padrejtësi kaq të mëdha dhe kaq hapur?
Sepse nuk u ha palla për qytetarë, nuk ndjejnë kurrfarë kërcënimi dhe nuk kanë frikë nga ndëshkimi.
Por, shpulla që kanë me e marrë nga qytetarët në zgjedhjet e ardhshme do të jetë aq e rëndë e aq e zhurmshme saqë do mbahet mend si shpullë historike.












