Mehmetaj për Gërvallën: Vendi nuk të bën hajn, qe kjo hajnesha është produkt i shoqërisë gjermane

Ministria e jashtme e Donika Gërvallës, e ka futur në listën e fituesve të bursës për diasporën, kryetarin e partisë Lista Guxo me degë në Gjermani. Kështu, 10 mijë euro – nga 1 mijë në muaj pra, do t’i marrë kryetari i Guxo në Gjermani, Berlind Gajraku. Gazetari Lirim Mehmetaj, në reagimin e tij për […]
Ministria e jashtme e Donika Gërvallës, e ka futur në listën e fituesve të bursës për diasporën, kryetarin e partisë Lista Guxo me degë në Gjermani. Kështu, 10 mijë euro – nga 1 mijë në muaj pra, do t’i marrë kryetari i Guxo në Gjermani, Berlind Gajraku.
Gazetari Lirim Mehmetaj, në reagimin e tij për këtë skandal, thotë se ‘ka një reagim pozitiv në gjithë këtë tregim’.
‘Edhe hajnesha që po ia jep edhe hajni që po i merr janë produkt i shoqërisë gjermane dhe jo asaj kosovare. Pra, nuk është se Kosova të bënë hajn’, shkruan Mehmetaj.
Reagimi i plotë:
‘Ky djaloshi qenka kryetar i Listës Guxo në Gjermani.
Të njëjtit, ministria e Punëve të Jashtme që udhëhiqet nga kryetarja e Listës Guxo nga paratë e shtetit ia ka nda nga 1000 euro në muaj.
Me standardet tona të deri para 3 vjetësh ky rast do përbënte skandal të madh.
Po sot?
Sot nuk përbën asgjë, sepse sot ka tjetër prag.
Në të kaluarën kur ziheshin kështu në flagrancë skuqeshin. Tash është ndryshe.
Tash ka me dal Donika Gërvalla edhe ka me thanë po ia kemi jep se është më i miri.
Një aspekt pozitiv është në gjithë këtë tregim.
Edhe hajnesha që po ia jep edhe hajni që po i merr janë produkt i shoqërisë gjermane dhe jo asaj kosovare.
Pra, nuk është se Kosova të bënë hajn.
Të bëhesh hajn është përzgjedhje personale dhe deformim karakterial që mund ta zhvillosh kudo në botë.’
10 mijë euro për kryetarin e Listës Guxo në Gjermani nga Ministria e Donika Gërvallës












