Mehmetaj për dënimin e Calit me 22 vjet burg: Trupi gjykues e ka vërtetuar se nuk ka prova

Gazetari Lirim Mehmetaj, në emisionin Debat Plus, ka nxjerrë pikët kryesore të vendimit të Gjykatës Speciale, për dënimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Sali Mustafa – Cali, me 22 vjet burgim. Më poshtë, Periskopi sjell këtë pjesë të gazetarit Mehmetaj: ‘Është konfirmu vendimi për me mbajtë në burg 22 vjet një person për një vrasje që […]
Gazetari Lirim Mehmetaj, në emisionin Debat Plus, ka nxjerrë pikët kryesore të vendimit të Gjykatës Speciale, për dënimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Sali Mustafa – Cali, me 22 vjet burgim.
Më poshtë, Periskopi sjell këtë pjesë të gazetarit Mehmetaj:
‘Është konfirmu vendimi për me mbajtë në burg 22 vjet një person për një vrasje që as nuk i dihet autori, as nuk i dihet vendndodhja dhe as koha.
Vendimi është diku 350 faqe dhe jo krejt kanë mundësi me u futë e me lexu, e dinë pak a shumë cilat janë akuzat e përgjithshme.
Tash, është kjo. Fillimisht Sali Mustafa është i dënumë për disa ndalje arbitrate, keqtrajtime por akuza kryesore ka qenë për vrasjen e një personi.
Tani shih çka thotë vendimi i trupit gjykues.
Thotë: trupi gjykues vëren se dëshmitë janë të ndryshme sa i takon datës kur është gjetë kufoma.
Trupi gjykues e pranon që nuk ka prova, por bazuar mbi dëshmitë e dëshmitarëve edhe pastaj paramendime logjike të trupit gjykues se si ka mujtë me qenë.
Trupi gjykues e pranon se nuk ka asnjë provë në formën e një autopsie lidhur me shkakun dhe mënyrën e vdekjes së vitkimës, vrasjes së paligjshme e quajnë ata.
Tashti, i pyesin dëshmitarët se ku i kanë gjetë plumbat, se i ka pasë disa plumba viktima.
Një dëshmitar thotë: në anën e djathtë të stomakut të viktimës. Tjetri thotë: në anën e pasme të kokës. Tjetri thotë: një vrimë në anën e majtë të viktimës dhe nuk kam vu re shenjë tjetër. Njani thotë dy plumba, tjetri tre a katër, njani thotë në bark, tjetri në kokë. Tjetri thotë: trupi ka qenë në shpërbërje e sipër dhe s’kemi pasë mundësi me e ditë kah kanë qenë ato vrima dhe tjetri dëshmitar thotë s’kemi ba na kurrfarë ekzaminimi.
Trupi gjykyes vlerëson se dëshmitë krijojnë bazë, edhe pse jo përfundimtare se forcat serbe granatuan dhe qëlluan me armë zjarri kompleksin e ndalimit në Zllash.
Pra, këtu ngriten dyshime nga vetë trupi gjykues që ka mujtë me qenë i vramë nga forcat serbe dhe jo nga UÇK.
Ta kemi parasysh, zoti Sali Mustafa asnjëherë nuk ndërlidhet me vrasje direkte. Ai është i dyshumë për mosparandalimin e vrasjes së një personi.
Tash, për kur ka vdekë? Trupi gjykues nuk është në gjendje të përcaktojë se kur vdiq viktima e vrasjes së paligjshme.
Ekziston dyshim i arsyeshëm nëse vrimat e plumbave të gjetur në trupin e viktimës mund t’i atribuohen anëtarëve të BIA-s pra këtij njësiti të UÇK-së apo trupave serbe.
Trupi gjykues gjykon se ky dyshim nuk është imagjinar, ai ka lidhje racionale me provat se forcat serbe qëlluan në kompleksin e ndalimit në Zllash.
Edhe thotë, gjithsesi edhe nëse të shtënat me armë do t’i atribuoheshin vetëm forcave serbe, trupi gjykues gjykon se kjo nuk do ta lironte të akuzuarin nga përgjegjësia.
Pra, edhe nëse kish pas dëshmi që ka më shumë fakte që është vra nga serbët në ofenzinëv ndaj kompleksit, edhe nëse serbët e kanë vra atë, përgjegjësia shkon të Cali sepse ky ka qenë përgjegjës për mos me mbajtë atë aty.
Ama, prova që e ka mbajtë atë aty nuk ka sepse trupi nuk është gjetë aty. Thotë: trupi është gjetë në një fushë midis malit. Kjo s’ka kuptim si fjali, as logjike.
Edhe thotë që ky është përgjegjës që nuk iu ka ofru ndihmë mjektësore të mbajturve aty por nuk është dëshmu që aty ka pasë kapacitet që me ofru ndihmë mjekësore e as nuk ka dëshmi që viktima ka pasë nevojë për ndihmë mjekësore.
Viktima nuk dihet, nuk përmendet me emër, prandaj i referohen si ‘vrasja e paligjshme’.
Kur prokoruria ka dashtë me vërtetu dëshminë e dëshmitarëve, edhe kanë dashtë me ditë a po e dinë ata saktë ku kanë qenë, ua kanë tregu një fotografi dhe i kanë pyet a ka qenë qeky vendi, ata kanë thënë po.
Pra një person është dënu me 22 vjet, sepse disa dëshmitarë përkundër që nuk ka fakte e bëjnë ata fajtor as për vrasje direkte, as për vrasje të urdhënume as për vrasje që e ka ba UÇK-ja, por për mbajtje të një personi në një qendër që nuk ka fakte që ka qenë në atë qendër”, tregon Mehmetaj./Periskopi












