Maqedoni e Veriut: Arrestohet narko-trafikanti me origjinë nga Kosova, dyshohet se vrau një shqiptar

Maqedoni e Veriut: Arrestohet narko-trafikanti me origjinë nga Kosova, dyshohet se vrau një shqiptar

Një person me origjinë nga Kosova është arrestuar në Maqedoninë e Veriut. Remzi Azemi, ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Ilir Hidrit, në Ekuador në maj të vitit 2017. Ai ishte në listën e Interpol’it. Autoritetet e Ekuadorit, e kishin një urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj Azemit në vitin 2021. Policia njoftoi se puna hetimore e kryer […]

Një person me origjinë nga Kosova është arrestuar në Maqedoninë e Veriut.

Remzi Azemi, ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Ilir Hidrit, në Ekuador në maj të vitit 2017.

Ai ishte në listën e Interpol’it.

Autoritetet e Ekuadorit, e kishin një urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj Azemit në vitin 2021.

Policia njoftoi se puna hetimore e kryer me Interpolin ka mundësuar kapjen e Remzi Azemit.

“I arrestuari është në pritje të procesit formal të ekstradimit”, thuhet në deklaratën e policisë.

Në vitin 2014-të, Remzi Azemi, ishte arrestuar gjatë një operacioni anti-drogë në Ballkan, së bashku me 11 të tjerë, përfshirë shqiptarë e ekuadorianë.

Banda e kosovarit akuzohej për ruajtjen e sasive të mëdha të drogës në Guayaquil, të cilat i kishin bërë gati për t’i sjellë në Evropë.

Ata dyshoheshin se kishin personel të infiltruar në zonat administrative të porteve, gjë që ua mundësonte atyre t’i merrnin listat e kontenierëve dhe t’i përzgjidhnin ato që ishin të destinuara për në kontintentin e vjetër.

Megjithatë, narko-trafikanti kosovar kishte dalë nga burgu pas një muaji.

Nga fundi i vitit 2017, atij iu bë një atentat në qendër të Guayaquilit.

Kësaj ngjarjeje, i pasoi ekzekutimi i Ilir Hidrit, po ashtu një narko-trafikant shqiptar i cili vepronte në qytetin e Guayaquilit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?