Letra ekskluzive: KRPP i kërkoi masa Liburn Aliut ndaj Nexhat Krasniqit qysh në prill 2023

Letra ekskluzive: KRPP i kërkoi masa Liburn Aliut ndaj Nexhat Krasniqit qysh në prill 2023

Më 3 nëntor 2023, Departamenti amerikan i Shtetit, vendosi në listën e sanksioneve Nexhat Krasniqin. Ai u vu nën sanksionet amerikane, shkaku i përfshirjes në korrupsion të madh. Ministrit Liburn Aliu iu deshën 18 ditë pas ‘letrës nga Amerika’ që të marrë masa ndaj z.Krasniqi. Periskopi posedon një letër që i kishte shkuar ministrit Aliu […]

***

Ministrit Liburn Aliu i janë dashur më shumë se dy javë, që të ndërmarrë masa ndaj Nexhat Krasniqit, shef i prokurimit në ministrinë e udhëhequr nga Aliu, i vendosur në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më 3 nëntor 2023, Departamenti amerikan i Shtetit, e vendos nën sanksione Nexhat Krasniqin bashkë me fëmijët e tij.

“Si zyrtar publik përgjegjës për mbikëqyrjen e kontratave të prokurimit, Krasniqi ka abuzuar me postin e tij publik duke pranuar ryshfet në këmbim të dhënies së kontratës për lejimin e ndërtimit të parkut industrial në komunën e Drenasit nga kompania Eltoni”, u tha në njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit.

Letra eksklzuive që ka siguruar Periskopi: KRPP i kërkoi masa ministrit Aliu qysh në prill 2023

Periskopi ka raportuar në vazhdimësi lidhur me dyshimet për dallavere që po bëheshin në tri projekte: zgjerimin e rrugës Prishtinë-Podujevë, zgjerimin e rrugës Kijevë-Dollc si dhe zgjerimin e rrugës Shtime-Lipjan.

E konfirmon edhe KRPP-ja se Ministria e Liburn Aliut ka vendosur kritere të kundërligjshme edhe tek tenderi 32-milionësh

Mediumi ynë, në një seri artikujsh, ka publikuar ekskluzivisht mendimet/opinionet e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik – institucion që përkujdeset për mbarëvajtjen e Ligjit të Prokurimit nga ana e institucioneve, i cili po shënjonte shkeljen e ligjit për këto projekte.

Letra që kemi siguruar tani, është e datës 4 prill 2023 dhe ajo i ishte dërguar – veç zyrtarëve të tjerë të Ministrisë – edhe vetë ministrit Liburn Aliu.

Në letër KRPP-ja i kërkonte ministrit që të marrë masa ndaj prokurimit të ministrisë, i cili po udhëhiqej nga Krasniqi.

Lbirbin Aliu, siç shihet nga veprimet e mëtejme që kanë ndodhur më këta tre tenderë, nuk e ka ndërmarre asnjë masë, dhe ka lejuar që ata të nënshkruhen nga zëvendësministri Durmishi dhe Krasniqi në kundërshtim më Ligjin e Prokurimit

Nga burimet tona, ne kemi mësuar se një praktikë e tillë, mund të ketë ndodhur për herë të parë: pra që në një letër, kaq drejtpërdrejt t’i kërkohet ministrit që të ndërmarrë masa.

Çka thuhet ne letër?

Ne këtë letër, që të plotë mund ta shihni në dokumentet më poshtë, i bëhet me dije ministrit Aliu lidhur me shkeljet në tri projekte.

Pjesë nga letra:

‘Janë vërejtur paqartësi në kërkesat tek kapacitetet teknike, mospërputhje të kërkesave me Dosjen e Tenderit, me kërkesat e Njoftimit për Kontratrë, pezullim të procedurave të prokurimit pa bazë ligjore dhe mosplotësim të kushteve të veçanta të kontratës.

 1.Zgjerimi i rrugës Nacionale Prishtinë – Podujevë

2.Rehabilitimi i rrugës rajonale Shtime-Lipkan

3.Zgjerimi i Rrugës Nacionale Kijevë – Dollc

Meqenëse të gjeturat e lartëcekura, përsëriten në pothuajse në të tri aktivitetet e prokurimit (por jo vetëm), ne shkurtimisht po ju informojmë me disa nga shkeljet që janë identifikuar gjatë zhvillimit të aktivitetit të prokurimit ‘Zgjerimi i rrugës Nacionale Prishtinë – Besi – Podujevë’.’

Ajo që është interesant më tutje, është fakti se ky organ, kishte paralajmëruar përmes kësaj letre se nëse nga Ministria nuk do të ndërmerrnin masa, atëherë kjo do të bëhej nga vetë këta të fundit, pra Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik.

‘AK ka publikuar ‘Formularin standar për korrigjimin e gabimebe në njovtimet e publikuara gjithsej 5 herë, por pa u adrestuar të gjitha lëshimet dhe të gjeturat e specifikuara në rekomandimet e KRPP-së. Korrigjimi i fundit përmes formularit B54 ishte përgatitur me datë 20.02.2023 dhe është publikuar me datë 21.02.2023. Me këtë veprim AK ka krijuar konfuzion tek Operatorët Ekonoik të interesuar pëtë të marrë pjesë në këtë aktivitet të prokurimit.

Përmes formularit B54, të publikuar me datën 21.02.203. Në këtë takim zyrtarët e prokurimit janë këshilluar që tëbëjnë zgjatje të afatit të fundit të dorëzim të ofertave sipas legjislacionit të prokurimit në mënyrë që të adresohen lëshimet e këitj aktiviteti të prokurimit.

E gjithë kjo është bërë me qëllim që ky aktivitet i prokurimit të zhcillohet drejt dhe në përputhje me kërkesat ligjore.

Pavarësisht rekomandimeve, këshillave dhe udhëzimeve të KRPPP-së, jju njoftojmë se zyrtarët e MMPHI kanë refuzuar dhe nuk i kanë përfillur rekomandimet e sipërpërmemndura.

Të gjitha rekomandimet dhe të gjeturat janë identifikuar gjatë procesit të kmonitorimit nga KRPP me kohë i janë dërguar Zyrës së Prokurimit të MMPHI.

 Ju rikujtojmë se aplikimi i një qasje profesionale, përdorimi i drejtë i kërkesave ligjore sa i përket procedurave ligjore dhe procedurave apo udhëzimeve, përbën shkelje të dispozitave të aplikueshme ligjore, legjislacionit për prokurimin publik.

Prandaj me qëllim të respektimit të dispozitave ligjore për prokurimin publik, ju rekomandojmë në cilësinë e Zyrtarit Kryesor Administrativ, të ndërmarrin veprime konkrete dhe hapa të menjëhershme për të evituar shkeljet ligjore brenda mandatit ligjor si dhe në përmbushejen e detyrimeve ligjore sipas legjislacionit për prokurimin publik.

Gjithashtu, kërkojmë nga Ju që të siguroni që zyra e prokurimit e MMPHI, në cilësinë e Autoritetet Kontrakttues, të tregojë nivel të lartë të përgjegjësisë profesionale gjatë zhvillimit të të gjitha fazave të aktiviteteve të prokurimit.

Prandaj, më lejoni të ju vë në dijeni se nëse nuk ndërmerrni masa me qëllim të evitimit të këtyre parregullsive të identifikuara si më lart dhe nëse vazhdon përsëeritja e shkeljeve dhe mosrespektimi i legjislacionit në fushën e prokurimit publik nga Zyra e Prokurimit në MMPHI, atëherë do të rezultojë me veprime ligjore të KRPP-ssë, në përputhje me legjislacionin e Prokurimit publik në fuqi”, thuhet veç tjerash në letër.

Nexhat Krasniqi, ka qenë zyrtar përgjegjës i prokurimit në Ministrinë e udhëhequr nga Liburn Aliu, i shkarkuar 18 ditë pas sanksioneve amerikane. Nga viti 2015 ai ka nisur të përballet me ligjin. Asokohe, ishte zyrtar i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë./Periskopi 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?