Lavrov kritikon BE-në për dialogun Kosovë – Serbi

Lavrov kritikon BE-në për dialogun Kosovë – Serbi

Ministri i punëve të jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, ka thënë se ajo që po ndodh në lidhje me situatën mes Kosovës dhe Serbisë “përshtatet organikisht me trendin që vërejmë kur është fjala për situatën brenda OSBE-së – së pari arrihet një lloj marrëveshjeje, pastaj festohet rezultati dhe më pas vëzhgojmë se si fillon procesi […]

Ministri i punëve të jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, ka thënë se ajo që po ndodh në lidhje me situatën mes Kosovës dhe Serbisë “përshtatet organikisht me trendin që vërejmë kur është fjala për situatën brenda OSBE-së – së pari arrihet një lloj marrëveshjeje, pastaj festohet rezultati dhe më pas vëzhgojmë se si fillon procesi i sabotimit”.

Sipas tij, ka një pjesë të vogël të marrëveshjeve që janë arritur nën kujdesin e OSBE-së dhe më pas Perëndimi i ka prishur metodikisht.

“Kur bëhet fjalë për rastin e Serbisë dhe Kosovës, më kujtohet se dikur BE-ja si ndërmjetësues kryesor dhe me ftesë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, pasi ishte ai institucion ndërkombëtar që kërkoi që Brukseli të ishte ndërmjetësues në vendosja e urave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, qysh në vitin 2013, pra 10 vjet më parë, ajo shpalli ceremonialisht se ishte arritur një marrëveshje për formimin e Asociacionit të Komunave (me Shumicë, shën.red.) Serbe. Asgjë nuk ndodhi dhe njerëzit që ishin caktuar në Prishtinë për të menaxhuar atë zonë serbe refuzojnë kategorikisht ta zbatojnë atë marrëveshje. Dhe çfarë bën BE-ja – a mendoni se kërkon që ata të sillen mirë? Jo, ata po kërkojnë nga Serbia të ndryshojë qëndrimin e saj, për më tepër, është hartuar një dokument i ri për krijimin e AKS-së, i cili është drastikisht i ndryshëm nga ai për të cilin u pajtuan Beogradi dhe Prishtina 10 vjet më parë. Është shumë e ngjashme me shumë marrëveshje të arritura nën kujdesin e OSBE-së”, tha Lavrovi në një konferencë për shtyp në Shkup, ku po merr pjesë në samitin ministror të OSBE-së, raporton media serbe “Politika”.

Duke folur për anëtarësimin e Serbisë në BE, Lavrovi tha se Brukseli vazhdimisht e kushtëzon Beogradin se nuk do të hapen kapituj të rinj derisa Serbia t’i afrojë qëndrimet e saj të politikës së jashtme me ato të Brukselit, duke përfshirë edhe çështjen e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

“Kjo është fuqia bindëse e BE-së. Ata thonë gjithashtu se nuk do ta pranojnë në BE derisa ta njohë Kosovën. Ose ndoshta nuk duhet ta njihni Kosovën, por të paktën lejo që Prishtinën t’i bashkohet organizatave ndërkombëtare. Seriozisht e keni?” pyeti veten Lavrovi.

Ai gjithashtu tha se është shumë i shqetësuar për situatën me popullin serb në Kosovë.

“Gjatë kohës që punoja si përfaqësues i përhershëm i Rusisë në OKB në Nju Jork, udhëtova në Bosnje dhe Hercegovinë, Krajinën Serbe, Kroaci, Beograd, pashë gjithçka që ata i bënë Beogradit. Dhe tani po këta po thonë se lufta në Ukrainë është e para që filloi në territorin e Evropës, ndërsa në vitin 1999 nuk kishte një luftë të tillë në Evropë. Mbaj mend se si shpreheshin mediat amerikane dhe angleze në atë kohë – në shumë ballina shkruhej se pendimi i serbëve do ta pastronte popullin serb. Tani një linjë e tillë vazhdon, jo vetëm ndaj Serbisë, por edhe ndaj Republikës Sërpska, pra ndaj të gjithë atyre që mendojnë për interesat e tyre dhe që duan të ruajnë dinjitetin e tyre”, tha shefi i diplomacisë ruse.

Ai shtoi se Perëndimi inkurajon disa, e kërcënon të tjerët.

Lavrov deklaroi se popujt e vendeve të Ballkanit nuk do të lejojnë që Perëndimi t’i kthejë popujt kundër njëri-tjetrit.

“Ishte në interes të Perëndimit të shkatërronte Jugosllavinë, askush në Ballkan nuk kishte nevojë për një forcë të tillë të bashkuar, Perëndimi gjithmonë dëshironte të kthente një komb kundër një tjetri në Ballkan dhe vazhdon ta bëjë këtë me sukses edhe sot. Megjithatë, jam i sigurt se gjatë historisë së tyre të gjatë, të vështirë, por të lavdishme, popujt e vendeve ballkanike megjithatë kanë zhvilluar një kod gjenetik brenda vetes dhe se në fund nuk do të lejojnë të ofendohen, nuk do t’ua lejojnë kolegëve tanë nga Perëndimi të kthejnë vazhdimisht një vend kundër një tjetri, një komb kundër tjetrit”, tha Lavrovi në këtë konferencë për shtyp në Shkup.

Ai gjithashtu vuri në dukje se vendet perëndimore “inkurajojnë disa grupe etnike në Ballkan dhe marrin një qëndrim agresiv, diktatorial kundër të tjerëve, duke kërkuar që ata t’i bashkohen sanksioneve kundër Rusisë, para se të jetë tepër vonë”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?