Ky është 35-vjeçari që vdiq tragjikisht në punëtorinë “Enisi” në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Prishtinë, ku një burrë ka humbur jetën tragjikisht, pasi e kanë zënë disa panele druri teksa ishte duke punuar. I ndjeri ishte duke punuar në punëtorinë “Enisi”, ku e gjeti vdekjen, raporton Sinjali. Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se viktima që humbi […]

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se viktima që humbi jetën është Mexhid Raqi, 35-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor pasi u dërgua në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

Sinjali mëson se lidhur me rastin në cilësinë e personit të dyshuar është intervistuar pronari i punëtorisë, i cili ka deklaruar se 35-vjeçari nuk ka qenë punëtor i tij, por vetëm iu ka ndihmuar.

Ndryshe, në vendin e ngjarjes njësitet policore përkatëse kanë intervenuar posa rasti është raportuar, ndërsa trupi i pajetë është dërguar më pas në IML për obduksion.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë, me ç’rast është bërë e ditur se rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime trupore pasi e kishin zënë disa panele druri. Lidhur me rastin, viktima është dërguar në QMF Prishtinë dhe nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij.  Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?