Kush është 40-vjeçarja që do ta sfidojë Putinin në zgjedhje?

Kush është 40-vjeçarja që do ta sfidojë Putinin në zgjedhje?

Vladimir Putin njoftoi të premte se do të rikandidojë për president, por kë do të ketë përballë? Një grua e panjohur po sfidon liderin rus. Ajo quhet Yekaterina Duntsova, 40 vjeç, gazetare, avokate dhe nënë e tre fëmijëve, që pavarësisht eksperiencës së vakët politike synon të rrëzojë nga froni Putin në zgjedhjet e 17 marsit […]

Vladimir Putin njoftoi të premte se do të rikandidojë për president, por kë do të ketë përballë? Një grua e panjohur po sfidon liderin rus. Ajo quhet Yekaterina Duntsova, 40 vjeç, gazetare, avokate dhe nënë e tre fëmijëve, që pavarësisht eksperiencës së vakët politike synon të rrëzojë nga froni Putin në zgjedhjet e 17 marsit 2024.

Ajo është zotuar për paqe me Ukrainën, lirimin e kritikëve të burgosur të qeverisë dhe paraqitjen e Rusisë me një ‘fytyrë humane’, që dëgjon shqetësimet e qytetarëve. Sipas saj, kjo mund t’u japë shpresë kundërshtarëve të operacionit ushtarak në Ukrainë, centralizimit të pushtetit dhe dorës së hekurt ndaj disidencës. Duntsova është e vetëdijshme për rrezikun.

“Nga etiketimi si agjente e huaj deri tek burgimi. Mund ta imagjinoj se cilat do të jenë pasojat për mua”, deklaroi Yekaterina Duntsova, kandidate për presidente, Rusi:

E pyetur se si do të duket Rusia në rast se fiton, ajo shprehet: “Së pari do të jetë një Rusi me fytyrë humane, që nuk është e mbyllur, por paqësore, miqësore dhe gati të bashkëpunojë me këdo bazuar tek respekti. Mbi të gjitha, ky respekt duhet të shtrihet në gjithë vendin. Është e rëndësishme të pajtojmë njerëzit që jetojnë këtu”.

Për Duntsovën, edhe arritja deri në raundin e dytë do të jetë një fitore, pasi do të thotë se mbështetja për kreun aktual të shtetit nuk është aq e lartë sikurse thonë sondazhet, se 90 për qind e popullsisë e mbështet atë.

Një grup i quajtur “Selia Qendrore”, i krijuar nga aktivistët që ndihmojnë të ikurit të sistemohen jashtë shtetit, beson se pjesëmarrja e sfidantëve të Putin përbën një gur kilometrik.

“Ajo është gruaja e vetme që kandidon dhe kandidatja e vetme që nuk është përfshirë në punët dhe aferat e qeverisë”, deklaroi Andrei Davydov, koordinator i “Selia Qendrore”.

Analistë të tjerë besojnë se Duntsova ka pak shanse që të regjistrohet si kandidate, pasi mund të bëhet udhëheqësja e ndjesisë anti-Putin./tema/
Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?