Kurti t’u e shiju ndejën në “Klan Arena”, Mehmetaj: Dështak, dikur thoshe se Devollët e kanë privatizu me korrupsion

Analisti dhe gazetari, Lirim Mehmetaj ka reaguar pasi që kryeministri, Albin Kurti ka shkuar në hapësirat e “Klan Arena”, që sipas Mehmetaj, Kurti dikur thoshte se e kanë privatizuar me korrupsion. Ai tutje ka thënë se Kurti thoshte për Kompaninë Devolli, që është pronare e “Klan Area” se do t’ia shkatërrojë monopolin. Tutje Mehmetaj e […]
Ai tutje ka thënë se Kurti thoshte për Kompaninë Devolli, që është pronare e “Klan Area” se do t’ia shkatërrojë monopolin.
Tutje Mehmetaj e ka quajtur Kurtin “dështak”, duke pyetur se tash “s’ka shumë rëndësi rëndesa e tyre, sepse je rënduar edhe ti?”
Postimi i plotë:
Kurti duke e shijuar ndejën në “Klan Arena”, në hapësirën e ish fabrikës së Amortizatorëve, që thoshte se e kanë privatizu me korrupsion.
Ndërsa Kompanisë Devolli, që është pronare e “Klan Arena” thoshte se do t’ia shkatërrojë monopolin.
Më kujtohet në një emision në Pressing kur e shpjegonte që pasuria e tyre e madhe s’ka kuptim në këtë ekonomi të varfër të Kosovës.
“eeeehmmm” shmojke, “thuhet se ata, Devollët, janë të rëndë 500 milionë, si është e mundur kjo”, pyeste me habi moderatorët.
A e gjete si është e mundur o dështak, apo tashmë s’ka shumë rëndësi rëndesa e tyre, sepse je rënduar edhe ti?












