Kurti reagon pas votimit të Fondit Sovran: Ndërmarrjet publike do të shndërrohen në korporata të fuqishme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas votimit të ligjit për Fondin Sovran në Kuvendin e Kosovës. Sipas Kurti, kjo është bërë pas një pune të gjatë me donatorë, ekspertë e partnerë ndërkombëtarë që e kanë mbështetur. “Me këtë vendim e vendosëm Kosovën në hartën financiare të rajonit dhe të Evropës dhe vumë bazën për […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas votimit të ligjit për Fondin Sovran në Kuvendin e Kosovës.
Sipas Kurti, kjo është bërë pas një pune të gjatë me donatorë, ekspertë e partnerë ndërkombëtarë që e kanë mbështetur.
“Me këtë vendim e vendosëm Kosovën në hartën financiare të rajonit dhe të Evropës dhe vumë bazën për krijimin e një trashëgimie për gjeneratat e ardhshme. Fondi Sovran do të punojë që t’i forcojë ndërmarrjet publike të vendit dhe ato t’i shndërrojë në korporata të fuqishme të vendit dhe më tej. Fondi Sovran do të sjellë një cikël të ri investimesh në vend duke e lidhur Kosovën me tregjet botërore financiare dhe duke e ngritur dhe shtuar qarkullimin e kapitalit investiv për gjithë ekonominë e vendit.” – ka shkruar tutje ai.
Sipas Kurtit, Qeveria do të punojë në ndërtimin e strukturës organizative të Fondi Sovran.
“Ligji është vetëm hapi i parë, meqë Qeverinë e presin punë të shumta në ndërtimin e strukturës organizative të Fondit Sovran dhe në thellimin e reformave në sektorin publik për përgatitjen e ndërmarrjeve që do të inkorporohen si asete të Fondit Sovran. Për këtë ne do të vazhdojmë të punojmë me ekspertët e vendit dhe ata ndërkombëtarë dhe të mësojmë nga përvojat më të mira ndërkombëtare të fondeve sovrane në Evropë dhe në botë, por edhe në nismën për krijimin e kornizës ligjore për tregun e kapitalit në Kosovë.” – ka thënë ai.
Vlen të përmendet se opozita nuk mori pjesë në votimin e këtij ligji.












