Kurti: Nëse Asociacioni është çështje e brendshme e Kosovës, paskemi humbur kohë, s’kam thënë se do ta shkruaj draftin

Kurti: Nëse Asociacioni është çështje e brendshme e Kosovës, paskemi humbur kohë, s’kam thënë se do ta shkruaj draftin

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar sërish një deklaratë të emisarit Miroslav Lajçak  i cili tha se çështja e Asociacionit është çështje e brendshme e Kosovës dhe se për këtë s’duhet që Serbia të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën. Kurti tha se kjo deklaratë e tij është “regjistër tjetër i gjërave” dhe insiston se tjetër gjë ka […]

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar sërish një deklaratë të emisarit Miroslav Lajçak  i cili tha se çështja e Asociacionit është çështje e brendshme e Kosovës dhe se për këtë s’duhet që Serbia të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën.

Kurti tha se kjo deklaratë e tij është “regjistër tjetër i gjërave” dhe insiston se tjetër gjë ka ndodhur në Bruksel.

“Në bisedimet e Brukselit vazhdimisht është thënë që për një draft-statut duhet të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi dhe është sjellë në tryezën e dialogut. Më 2 maj kam dëgjuar me durim ish-deputeten e SNS-së, Daniela Vujeçiq, udhëheqëse e të ashtuquajturit Ekip Menaxhues, duke e laboruar gjysmë ore se si duhet të duket Republika Serbe në Kosovë. Ka pasë shumë trysni mbi qeverinë që edhe ne të propozojmë një draft, ndërsa drafti i saj s’ishte zhvlerësuar nga ndërmjetësi”.

Kurti ka thënë se ka qenë shumë legjitime ngritja e kësaj çështje në Bruksel nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Paraprakisht kur ngritej nga presidenti i Serbisë çështja e Asociacionit dhe një gjë e tillë, një ngritje e tillë e temës konsiderohej legjitime nga ndërmjetësit unë pata ofruar më 18 mars, që në tri parime, të paraqesin principet mbi të cilit unë nënshkruaj draftin. Patën thënë se është e papranueshme për Serbinë dhe rrjedhimisht çështja pat ngecur”.

Kurti tha se pas deklaratës së fundit të Lajçakut tashmë i bie që është humbur kohë kot duke e diskutuar një çështje të brendshme të Kosovës në Bruksel.

“Dhe tash nëse draft-statuti i asociacionit prej ndërmjetësit thuhet se është një çështje e brendshme e Kosovës ky është regjistër tjetër i gjërave. Me fjalë tjera, ne paskemi humbur kohë sa herë është ngritur Asociacioni në tryezën e dialogut në Bruksel. Por, unë s’e kam ngritur asnjëherë, tjetërkush e ka bërë atë. Kjo i bie që koha në Bruksel për draftin për Asociacionin gjatë këtyre dy viteve paska qenë e panevojshme si temë, rrjedhimisht e humbur si kohë. Kjo është arsyeja pse thashë që nëse është një çështje ekskluzivisht e Kosovës, plotësisht dakord, atëherë Kosova për çështje të brendshme jo vetëm që ka Qeveri, por edhe ministra përkatës. Unë s’kam thënë se do ta shkruaj, por kam thënë se mund ta shkruaj draftin dhe kam treguar se cilët janë ministrat e mi se kush janë ata”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?