Krasniqi viziton Nasim Haradinajn pas kthimit nga Haga: Uroj që së shpejti të lirohen edhe krerët e UÇK-së

Kryetari PDK-së, Memli Krasniqi e ka vizituar Nasim Haradinajn, një dite pas lirimit nga Haga. Krasniqi nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar se Haradinaj i ka pritur me këngë. “U ul në odë mes burrave, kapi çiftelinë dhe ia tha këngës. Kjo ishte gjëja e parë që Nasimi bëri dje pasi u kthye nga […]
Krasniqi nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar se Haradinaj i ka pritur me këngë.
“U ul në odë mes burrave, kapi çiftelinë dhe ia tha këngës. Kjo ishte gjëja e parë që Nasimi bëri dje pasi u kthye nga Haga. Natyrisht, jo nga gëzimi për vetëveten, por nga malli që shokët i mbetën mbrapa – sepse vaji i burrit është kënga.
Sot, bashkë me kolegë dhe bashkëpunëtorë e vizituam në Gllogjan dhe i uruam lirimin e kthimin pranë familjes e shoqërisë.”, ka shkruar Krasniqi.
I pari i PDK-së tha se uron që së shpejti të lirohen edhe krerët e UÇK-së.
“Uroj që edhe beteja e fundit e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre të përfundojë sa më parë e t’i kemi edhe ata përsëri në mesin tonë. Mirë se vjen, Nasim.”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:












