‘Kosova shtet i përkohshëm’: Kurti thotë se nuk e ka dëgjuar deklaratën e Liburn Aliut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk e ka parë emisionin ku ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, deklaroi se “Kosova është projekt i përkohshëm”. “Nuk po më duket e përshtatshme që unë të bëj komente të emisioneve televizive, të cilat nuk i kam parë”, tha fillimisht Kurti, kur u pyet nga gazetarët për […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk e ka parë emisionin ku ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, deklaroi se “Kosova është projekt i përkohshëm”.
“Nuk po më duket e përshtatshme që unë të bëj komente të emisioneve televizive, të cilat nuk i kam parë”, tha fillimisht Kurti, kur u pyet nga gazetarët për deklaratën e Aliut në Televizion 7, deklaratë kjo e cila ngjalli shumë reagime.
Megjithatë nga informacionet e marra nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, Kurti ka deklaruar se kuptuar që emisioni në fjalë ka qenë e natyrës festive për nder të 28 nëntorit
“Zëdhënësi im Përparim Kryeziu, më tha që ai ka qenë një emision festiv në ditët e festës së flamurit dhe pavarësisë së 28 nëntorit. Sot këtu në Gjilan jemi për punë, të cilat po bëhen për qytetarët për të mirën e tyre dhe besoj që ky është përqendrimi sot”, ka shtuar ai.
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, në një paraqitje televizive në Televizionin 7 ka artikuluar një deklaratë, e cila ka ngjallur reagime të shumte.
Sipas Aliut, Kosova është një projekt i përkohshëm, duke iu referuar aspiratës për bashkim me Shqipërinë.
“Unë e shoh sot Kosovën më shumë si një projekt i përkohshëm. Cilat janë elementet që sot përpiqen për ta krijuar kombin kosovar? Sipas Kushtetutës Kosova është e një vendi multi-etnik. Çfarë është kosovari, a është kosovari shqiptar apo diçka tjetër, nëse do të krijonim një komb që do të synonte një përzierje të etnive nuk e di sa do të ketë sukses, dhe nuk është duke pasur sukses”, ka thënë ai.
Meqë posti i ministrit përbën autoritet publik dhe deklarata e thëna nga ky pozicion reprezenton qëndrim të autoriteteve publike, atëherë deklarata e ministrit Librun Aliu se “Kosova është projekt i përkohshëm” dhe se ai është “ministër i një qeverie të një shteti të përkohshëm”, përveç se obligon shkarkimin e tij, mundëson edhe ndjekjen ligjore për thyerje të rendit kushtetuese të Kosovës.












