“Kosova, projekt i përkohshëm”, Miftaraj: Aliu duhet të shkarkohet menjëherë

“Kosova, projekt i përkohshëm”, Miftaraj: Aliu duhet të shkarkohet menjëherë

“Kosova shtet i pavarur është projekt i përkohshëm”. Kjo deklaratë e Liburn Aliut, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ngjalli reagime të mëdha në opinionin publik. Sipas drejtorit ekzekutiv të Instituti të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, kjo deklaratë do të përdoret nga Serbia si argument për shtetet që hezitojnë ta njohin Kosovën. “Sa […]

“Kosova shtet i pavarur është projekt i përkohshëm”.

Kjo deklaratë e Liburn Aliut, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ngjalli reagime të mëdha në opinionin publik.

Sipas drejtorit ekzekutiv të Instituti të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, kjo deklaratë do të përdoret nga Serbia si argument për shtetet që hezitojnë ta njohin Kosovën.

“Sa skandaloze janë deklaratat e ministrit Aliu, edhe më skandaloze është heshtja e kryeministrit Kurti dhe qeverisë së Kosovës të cilët lejojnë që një minister i tillë të vazhdojë të qëndrojë në këtë pozitë. Në një shtet demokratik dhe që bazohet në vlerat të cilat i përfaqëson Kushtetuta e vendit, një ministër i tillë do të duhej të shkarkohej menjëherë. Po ashtu çuditshëm sepse s’kemi reagim as nga Zyra e Presidentes dhe Kryeparlamentarit të Kuvendit”, tha Miftaraj për Klankosova.tv. (shën.red. deklarata e Miftarajt është bërë para deklarimit të Presidentes)

Miftaraj tha se në aspektin penal, deklaratat e ministrit vështirë se mund të klasifikohen si vepra penale kundër rendit kushtetues sepse mohimi i shtetit të Kosovës në vetvete nuk përbën vepër penale.

Ai thotë se nuk mund të përbëjë vepër penale një deklaratë përderisa “nuk ndërmerren veprime konkrete që e minojnë ose cenojnë rendin kushtetues dhe juridik në Kosovë”.

“Përderisa, në aspektin moral dhe etik, çdo ditë që ministri Aliu qëndron në këtë pozitë është njollë e zezë për vetë Albin Kurtin dhe institucionet qendrore të Republikës”.

Ministri Aliu, në një emision televiziv në T7, e bëri këtë deklarim. Ndërkaq në një prononcim për Klankosova.tv, Aliu tha se për të Kosova është proces kalimtar drejt bashkimit me Shqipërinë.

“E konfirmoj që për mua Kosova, në rrethanën në të cilën është, me Kushtetutë e këto gjëra, është projekt i përkohshëm. Është proces kalimtar drejt bashkimit me Shqipëri. Sqarimet më tej i bëjmë bashkë kur të kthehem në Kosovë”, tha Aliu për Klankosova.tv

Për deklaratën e Aliut, kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se është njoftuar nga zëdhënësi i tij, Përparim Kryeziu, teksa tha se deklarata e tij është bërë gjatë një emisioni festiv.

“Më tha që ai ka qenë një emision, le të themi festiv, në ditët e festës së Flamurit dhe Pavarësisë, 28 Nëntorit”, tha Kurti gjatë një vizite në Gjilan.

Për deklarimin e tij, pati reagime të shumta, si nga sfera politike, ashtu edhe nga qytetarë e analistë politikë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?