Konjufca: Ata që s’lajnë enë e nuk hekurosin këmisha, nuk janë të denjë të quhen burra

Konjufca: Ata që s’lajnë enë e nuk hekurosin këmisha, nuk janë të denjë të quhen burra

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca kritikoi ashpër burrat që nuk kryejnë punët e shtëpisë dhe presin gjithçka nga gratë e tyre. “Ai burrë i cili nuk di me i la enët, dhe ai burrë që nuk di me hekuros, unë mendoj që nuk është i denjë për t’u quajtur burrë”, tha ai. Megjithatë, […]

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca kritikoi ashpër burrat që nuk kryejnë punët e shtëpisë dhe presin gjithçka nga gratë e tyre.

“Ai burrë i cili nuk di me i la enët, dhe ai burrë që nuk di me hekuros, unë mendoj që nuk është i denjë për t’u quajtur burrë”, tha ai.

Megjithatë, Konjufca e pranoi se edhe vetë bën pjesë në grupin e burrave që ka ende nevojë të emancipohen, ani se ai personalisht hekuros rrobat e veta.

“Hekurosjen e bëj gjithmonë vetë. Njeriu duhet të dijë të hekuros bukur. Unë mendoj që është shumë paragjykuese me i thënë një gruaje, hekuros! Unë jam kundër kësaj, shumë”, shtoi ai.

I pari i Kuvendit ua bëri me dije burrave se punët në shtëpi nuk janë vetëm për gratë dhe se të parët duhet të kontribuojnë në mënyrë të barabartë në familje.

“Nuk është çështje e gruas, këtë e kam pa qysh i ri. Për shembull, më ka penguar nëse nëna ime do të hekuroste… Unë mendoj që në shkollë të mesme, minimalisht, duhet të mësojë njeriu të hekuros, të mësohet djaloshi, adoleshenti të hekuros”, tha ai. “Çka është kjo me i thanë gruas hekuros!? Unë për mendimin tim, e shoh shumë paragjykuese si veprimtari. Tash gratë edhe mund të hekurosin, shumica hekurosin, por nëse mendoni se është një punë e ndarë vetëm për gruan, unë mendoj që e keni shumë gabim”.

“Prijmë” është një projekt i përbashkët i Klan Kosova dhe Institutin Kombëtar Demokratik Amerikan (NDI) që i dedikohet përfshirjes së grave në jetën publike dhe sfidave me të cilat ato përballen për ta bërë një gjë të tillë. Ky emision transmetohet çdo të premte, nga ora 19, në Klan Kosova.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?