Konfirmon ShKK: Naim Murseli, Granit Plava e Kushtrim Kokalla janë në Burgun e Sigurisë së Lartë

Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt janë transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz. Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës kanë konfirmuar për Express, se Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla pas caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji janë transferuar në këtë burg. ‘ju njoftojmë se tre peronat në […]
Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt janë transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz. Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës kanë konfirmuar për Express, se Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla pas caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji janë transferuar në këtë burg.
‘ju njoftojmë se tre peronat në fjalë janë të vendosur në Burgun e Sigurisë së Lartë.”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Naim Murseli, dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij Liridonës, duke i premtuar 30 mijë euro Granit Plavës që ta kryente vrasjen. Ndërsa, Kushtrim Kokalla dyshohet për marrëveshje për të kryer veprën penale vrasja e rëndë.
Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Murseli dyshohet se veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, derisa Kokalla për shkak të veprës penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë.”.
Në këtë njoftim, Gjykata kishte treguar edhe dyshimet se si kishte ndodhur rasti.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.M me dashje që ta privojë nga jeta në mënyrë dinake bashkëshorten e tij, ishte marrë vesh me të pandehurin G.P për ta vrarë tani të ndjerën L.M, ku paraprakisht i pandehuri N.M e kishte pajisur me armë të pandehurin G.P dhe kishin inskenuar veprën penale të Grabitjes, e cila është realizuar me datë 29.11.2023 rreth orës 20:25 minuta , në fshatin Bernicë, Komuna e Prishtinës, në atë mënyrë që derisa i pandehuri N.M ishte duke lëvizur me veturën e tij, në të cilën kanë qenë e ndjera L.M dhe dy fëmijët e tyre, papritmas ka dalë para veturës i pandehuri G.P me maskë në kokë dhe revole në dorë, ku sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri N.M me fëmijët kishin dalë nga vetura dhe ishte larguar nga vendi I ngjarjes kinse për të ikur, ndërsa në veturë kishte mbetur tani e ndjera, të cilën i pandehuri G.P e kishte qëlluar nga afërsia me një plumb në qafë dhe si pasojë e plagës vdekjeprurëse, e ndjera L.M kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa për këto veprime i pandehuri N.M, paraprakisht i kishte premtuar të pandehurit G.P shumën e të hollave prej 30,000.00 €”, thuhet në njoftim.












