Kërkohet paraburgim për dy burrat që dyshohet se e dhunuan 23-vjeçaren me probleme mendore në Pejë

Dy persona përfunduan në prangat e Policisë së Kosovës gjatë ditës së djeshme, si të dyshuar për rastin e rëndë që dyshohet se ndodhi në Pejë, ku u dhunua një vajzë nga Shqipëria, me probleme mendore. 23-vjeçarja, e cila dyshohet se është keqpërdorur seksualisht fillimisht ishte raportuar e zhdukur, e më pas u zbuluan detajet […]

Dje u raportua se dy të arrestuarit janë Shaban Berisha (babai ish-deputetit të Kuvendit nga radhët e Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha) dheIsmet Gogaj.

Të njëjtit janë ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor është bërë kërkesa për caktimin e masës së sigurisë.

Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Prokuroria Themelore në Pejë, me ç’rast është bërë e ditur se kanë kërkuar nga Gjykata që ndaj dy të dyshuarve të caktohet masa e paraburgimit, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhunimi”.

Lidhur me rastin, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është sekuestruar edhe vetura që dyshohet se është përdorur nga të dyshuarit për kryerjen e veprës penale dhe po ashtu është siguruar edhe vendi ku dyshohet se ka ndodhur rasti.

Ndryshe, rasti i rëndë u zbulua pasi motra e viktimës erdhi në Kosovë për ta kërkuar atë dhe si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore, vajza u gjet në Pejë.

Pasi vajza u gjet, gjendja e saj nuk ishte e mirë dhe e njëjta u dërgua për ekzaminimet e nevojshme, teksa njësitet policore u vënë menjëherë në lëvizje për të zbuluar se kush janë personat e dyshuar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?